Home KRYESORE Kalon në Komisionin e Jashtëm ligji i ri për minoritetet. Flasin vetëm...

Kalon në Komisionin e Jashtëm ligji i ri për minoritetet. Flasin vetëm për Greqinë dhe asnjëherë për Turqinë.

raportohet qe projekt-ligji i ri për Minoritetet është miratuar në Komisionin e Jashtëm në Kuvendit. Në parim ka votuar pro edhe opozita, por duke kërkuar më tej diskutimin sa më të gjerë të këtij drafti.

Ministri Ditmir Bushati tha qe secili minoritet ka më shumë zë në vendin tonë sipas këtij ligji dhe se ai nuk është hartuar mbi bazën e reciprocitetit aq më tepër me Greqinë që nuk e njeh sot konceptin e pakicës dhe nuk ka ratifikuar Konventen tip te Këshillit te Europes.

“Ne nuk e shohim këtë as si një debat me fqinjët e aq më pak një koncesion ndaj fqinjëve. Ne e shohim këtë gjë si shprehje të vullnetit të popullit shqiptar për të zbatuar parimet, frymën kushtetuese dhe angazhimet që Shqipëria ka në të drejtën ndërkombëtare dhe evropiane”, u shpreh Bushati

Ne fakt, politika ne Tirane çdo here politikisht i referohet Greqie dhe kurrë Turqisë ku parimisht thuhet se ka rreth 4 milion shqiptare dhe ata nuk gezojne asnje te drejte me standarded e pakicave ne Europe. A nuk ka ardhur dita ti kerkojme edhe Turqise standarde per shqiptaret qe jetojne dhe punojne atje?

Share: