Home KRYESORE Mërtiri: PS të shpallet muze i komunizmit, dinozaur si Ruçi e Xhafaj...

Mërtiri: PS të shpallet muze i komunizmit, dinozaur si Ruçi e Xhafaj ende flasin me dhëmbë shtrënguar

Teksa jemi duke ndjekur Asamblenë e Partisë Socialiste nuk kemi sesi të mos na vrasë veshin edhe mënyra sesi drejtuesi Gramoz Ruçi i drejtohet një pjese të ministrave.

‘’Shoku, shoqja”, fjalë të cilat për shumë nga ne na kthejnë mjaft vite pas në kohë, në periudhën e një nga regjimeve më të errëta që vendi ka njohur, atij komunist.

Për Ergys Mërtirin kjo parti duhet të shpallet muze i komunizmit, ndërsa nuk lë pa përmendur as Ruçin dhe Xhafajn që sipas tij flasin ende me dhëmbështrënguar si në kohën e regjimit.

“Një parti ku, pas 27 vjetësh, ende udhëheqësit i drejtohen njëri-tjetrit me shok e shoqe duhet të shpallet muze i komunizmit.

Në asamblenë e këtij muzeu mund të sodisesh disa dinozaur të nomenklatures së dikurshme si shoku Ruci e shoku Xhafa, qe, duke folur ende dhëmbeshtrënguar, si në kohen e dordomuzeve te regjimit, kanë paaftesinë për të shqiptuar disa fjalë shumërrokëshe duke thënë “marredhenie ndërstitcionale” apo “partia scialiste”, shkruan Mërtiri.

Share: