‘Të bashkuar kundër krimit qeveritar’. Siç duket kjo është lëvizja e partive opozitare në vend, të cilat janë ulur sot në një tryezë jashtë selive partiake, ndërsa në fokus janë zhvillimet e fundit politike në vend, që nga arrestimi i Moisi Habilajt në Itali, e deri tek implikimi i emrit të ish-ministrit Saimir Tahiri në trafikun e drogës.
Mësohet se pjesë e kësaj tryeze janë bërë aleatët e PD-së, si dhe LSI-ja. Në tryezën e iniciuar nga PD-LSI, janë të pranishëm përveç Bashës dhe Kryemadhit, edhe kreu i Republikanëve, Fatmir Mediu, i LZHK-së Dashamir Shehu, i PAA-së, Agron Duka, kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, kryetari i PDK-së Nard Ndoka.