Largimi i Jonida Shehut nga ‘Pasdite në Top Channel’ ka ardhur si shkak i zënkave të saj me produksionin, por detaje të mëtejshme nuk ishin bërë ende të ditura.
Tashmë, Lapsi.al ka zbardhur edhe më shumë të dhëna mbi këtë konflikt mes moderatores dhe televizionit, ndërsa arsyeja është shumë larg asaj që mund të përfytyrojë çdokush.
Shkak i fillimit të konflikteve është bërë intervista e Rezarta Shkurtës, gjatë së cilës është prezantuar edhe një kronikë mbi biznesin e kësaj të fundit, ‘Hera’.
Sipas drejtuesve të Top Channel, një transmetim i tillë konsiderohet si reklamë, për të cilën këngëtarja është e detyruar të paguajë. Televizioni nuk është mjaftuar me kaq, duke e gjobitur kështu Jonidën me një tarifë prej 1500 eurosh, shumë të cilën moderatorja nuk ka pranuar të paguajë.
Ka qenë kjo arsyeja e largimit të Shehut, ndërsa Top Channel është prononcuar me një deklaratë të tillë: “Për këtë zyra ligjore e Top Channel do të ndërmarrë të gjitha rrugët ligjore në raport me Znj.Shehu, duke shtuar pas qëndrimit të saj në media edhe kërkesën për dëmshpërblim për prishje të imazhit të Top Channel”. Mesa duket, beteja ligjore mes moderatores dhe këtij televizioni do të jetë një rrugëtim i gjatë…/opinion.al
PS: te shfrytëzojne dhe te hedhin ne rruge! Asnje nga koleget nuk ndihet! Shoqeri delesh!