Home KRYESORE Tensionet në Kuvend/ Kryemadhi: Ne po shkojmë drejt një diktature

Tensionet në Kuvend/ Kryemadhi: Ne po shkojmë drejt një diktature

Në një lidhje telefonike për emisioni “Opinion”, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka reaguar lidhur me situatën e sotme e krijuar në Kuvend. Ajo është shprehur se po rakordohen me PD-në lidhur me këtë situatë.

“Nga deputet kërkohet fjala për procedurë. Ai nuk zbaton rregulloren. Të njëjtën gjë bëri Ruçi dhe me zotin Vasili. Karrigia nuk është e zotit Ruçi. Ky është dhe kryeministri që të kujton dhe Kim –Jong.

Ne po shkojmë drejt një diktature. Ilir Meta ka bërë më shumë gabime se Ruçi, se njësoj janë. Opozita fjalën ka nuk ka gjë tjetër. Krimineleve nuk u vjen mirë kur i shan.

Edi Rama është një rrezik kombëtarë dhe një rrezik rajonal. Kjo është kambane alarmi për çdo shqiptarë” tha Kryemadhi.

Share: