Nga Petrit Vasili
Lu dhe Hoyt Yee folën drejt, kryeministri në krize përkthen shtrembër.
Amerikanët Lu dhe Hoyt Yee folën drejt e thanë: askush s’mund të jetë mbi ligjin. Kryeministri në hall doli mbi ligjin dhe bëri gjyq politik, që të mos gjykohen të tijtë dhe ai vetë.
Lu dhe Hoyt Yee thonë: “të dalë e vërteta.” Kryeministri i trembur i ngre barrikadë dhe voton kundër të vërtetës që ajo të mbytet e të mos dalë.
Hoyt Yee thotë: “mbështesim plotësisht prokurorët dhe gjykatësit. Kryeministri në panik i sulmon pacipësisht ata dhe do që t’u mbyllë gojën.
Amerikanët kanë folur qartë dhe drejt, kryeministri në krizë përkthen shtrembër.