Home KRYESORE Adoleshenti rrëmben të miturën, policia në këmbë për gjetjen e saj

Adoleshenti rrëmben të miturën, policia në këmbë për gjetjen e saj

Një 18-vjeçar në Fier është proceduar penalisht, pasi dyshohet se ka rrëmbyer një 13-vjeçare dhe nuk e ka kthyer më në banesë. Policia ka njoftuar se adoleshenti me inicialet A.O., 18-vjeç, ka rrëmbyer shtetasen me iniciale A.R., 13-vjeç, ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në Levan të Fierit.

Njoftim i policisë

Më datë 08.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier dhe punohet për kapjen e shtetasit, A.O, vjeç 18, banues në Levan, pasi dyshohet se më datë 07.11.2017, rreth orës 17:00, në fshatin Levan, ka rrëmbyer shtetasen e mitur me iniciale A.R, vjeç 13, të cilën nuk e ka kthyer më në banesë. Punohet për gjetjen e saj. Neni 110 i Kodit Penal.

Share: