Home KRYESORE Autorizimi i Kuvendit/ Pse SaimirTahiri mund të lëvizë jashtë Shqipërisë

Autorizimi i Kuvendit/ Pse SaimirTahiri mund të lëvizë jashtë Shqipërisë

Edhe pse ka një dokument nga Kuvendi i Shqipërisë ku aprovohet kërkesa e Prokurorisë së Krimeve të Rënda që shtetasi Saimir Tahiri të mos lëvizë jashtë Shqipërisë, kjo nuk e pengon ish-ministrin e Brendshëm të dalë jashtë vendit sa kohë është Kuvendi që i jep autorizimin për të kryer një udhëtim të tillë.

Kjo pasi Tahiri është akoma deputet i Kuvendit të Shqipërisë, dhe mund ta gëzojë një të drejtë të tillë edhe pse është person në hetim. Tahiri aktualisht mësohet se është në Gjermani, aty ku thuhet se është pranë babait të tij që ndodhet në këtë shtet për arsye shëndetësore.

Hetimet ndaj Tahirit kanë nisur prej afro 2 muajsh nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Ndërkohë që priten të tjera zhvillime për të parë nëse ish-ministri i Brendshëm është apo jo i implikuar në akuzat që ka ngritur Prokuroria e Krimeve të Rënda ndaj tij.

Share: