Lulzim Basha në përfundim të mbledhjes së grupit të PD bëri të ditur axhendën për nesër në parlament.
“Nesër Edi Rama ka ndërmend të fusë për miratim buxhetin e pastrimit të parave të pistave që është goditje ndaj biznesit të vogël. Është buxheti i 400 milionë euro për inceratorët e mbetjeve. Qendrimi i PD ka qenë kundër pr/buxhetit. Nesër në parlament do të bëjmë transparencë totale.
Do të paraqesim amendamente në Kuvend që synojnë të zhbëjnë sistemin kriminal të taksave duke propozuar taksën e sheshtë 9 për qind, TVSH 15%, pragu per tvsh e biznesit te vogel 12 mln leke ne vit, heqja e takses se qarkullimit qe ul cmimin e karburantit me 200 leke per liter, rritje e fondit per pagat dhe pensionet, ndihmes sociale, te perndjekurit.
Rritja e pagave dhe pensioneve te mbahen ne te njejtin nivel si ne vit elektoral”, u shpreh kreu i PD-së.
Më tej, Basha deklaroi se synimet e PD janë: “Të frenojme buxhetin kriminal te pastrimit te parave te pista, te bejme gjithcka per te shkurtuar mandatin e nje qeverie qe ka lidhur fatin politik me interesat kriminale dhe te droges”.