Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe kreu i policisë së shtetit Haki Çako janë të dyshuar si përfitues nga paratë që u gjetën në makinën e Orest Sotës.
Ne fakt, Berisha i referohet një deklarate të bërë në emisionin “Opinion” nga gazetari Basir Çollaku dhe qe ky i fundit tha se në makinën e Orest Sotës ku e kapen 863 mijë euro, kanë qenë 4 persona.
Sipas Berishës në makine me Orest Soten kane qenë Florian Habilaj dhe shoferi i Saimir Tahirit, dhe se ata kane marre gjate largimit, ne prani te policisë çanta te medha me para.
Berisha shkruan se të gjitha keto të dhëna u fshehën nga policia, e cila la te largohen te lire ne kundershtim flagrant me ligjin, nenin 301 te kodit penal, personat me çantat e parave.
“A moren Xhafa me Çakon shperblim ndonjeren prej çantave per çka dhe bene çdo gje qe te fshehin krimin, kjo duhet hetuar me perparesi nga prokuroria” – shkruan Berisha.