Home KRYESORE Blerina Gjylameti i shkruan Lulzim Bashesh per lobbimin ne USA

Blerina Gjylameti i shkruan Lulzim Bashesh per lobbimin ne USA

I dashur Lulzim,

Unë dhe kolegu Balla nuk jemi as prokurorë as gjyqtarë të hetojmë paratë e tua; se po të ishim, një gjë është e sigurt: nuk do ishe aty ku je sot.

Ne nuk mundëm të të hetonim për 200 milionë eurot e Rrugës së Kombit që vodhe si pa të keq, për vrasjet e 21 Janarit, për lejet abuzive në fund të mandatit, për 1 milion euro në vit bileta personale avioni për në Hollandë, por duhet ta bënte prokuroria; dhe nuk duhej e nuk mundej ta bënim ne por prokuroria, ajo prokurori apo një pjesë e saj që vazhdon të sjellë raportet në zyrë ende pa u mbyllur hetimi.

Ne të kemi gjykuar dhe demaskuar, edhe njerëzit të kanë gjykuar dhe dënuar me votë; dhe të na falësh, se e bëmë në një periudhë të jetës tënde që ishe pak shëndet LIG, tani i LIG vazhdon të jesh, por shyqyr zotit shëndetin dhe financat i ke shumë mirë.

Fatin, atë ekonomik të partisë tonë, nuk e kemi çuar në dorë të kompanive offshore si ke bërë dhe vazhdon të bësh ti; atë tjetrin që të pëlqen aq shumë ty, se të mbush mendjen se je i aftë për të bërë opozitë, ia kemi lënë drejtësisë; dhe kështu duhet dhe do të jetë gjithmonë për ne.

Herën tjetër që do dalësh në deklaratë, nxirr kush janë, të kujt janë dhe çfarë të lidh ty me ato kompani dhe me ato para. Dil dhe thuaji votuesve të tu nga cilat banda apo aktivitete kriminale vijnë ato para.

Dhe mos harro: vjet ke deklaruar 88 milionë lekë të ardhura dhe ke shpenzuar 200 milionë deri tani.

Me lobimin për foto dhe deklarata je mirë, por për matematikën e financat duhet të gjesh këshilltarë të tjerë.

 

Share: