Home KRYESORE Çështjet e pazgjidhura me Greqinë, Bushati dy ditë takime me homologun Kotzias

Çështjet e pazgjidhura me Greqinë, Bushati dy ditë takime me homologun Kotzias

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ndodhet në Kretë për të zhvilluar një takim dy ditor me homologun e tij grek, Nikos Kotzias, në kuadër të mekanizmit dypalësh të vendosur mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Të dy ministrat dhe ekipet e tyre do të diskutojnë të gjitha çështjet e hapura mes dy vendeve, përfshirë ato me karakter historik, aktual si dhe për perspektivën e marrëdhënieve dypalëshe. Ky takim vjen në vazhdën e takimeve periodike të zhvilluara në nivel diplomatik dy vitet e fundit.

Share: