Home KRYESORE Ja si e kujton babain aviator Sonila Qesaraku, emigrante ne Itali

Ja si e kujton babain aviator Sonila Qesaraku, emigrante ne Itali

Nga Sonila Qesaraku

(ALB) Jam rritur me nje baba pilot ushtarak. Kur isha e vogel e shija shpesh te veshur keshtu, si ne kete pikture te Galerise se Arteve ne Tirane, tek salla e Realizmit Socialist.

Ne 24 prill kur ishte festa e aviacionit, une si femiije piloti kisha privilegjin te shkoja ne repart tek puna e babit dhe te beja nje xhiro me helikopter. Sa pune e veshtire mendoja, te ngrihesh ne ajer cdo dite, sidomos me helikopteret e vjeter te asaj kohe. Pilotet ishin heronj per mua. Duhet te gezonin shendet te plote, kishin kontrolle te vazhdueshme dhe duhet te plotesonin parametra shume te rrepte.

Ishin shume te lidhur me njeri tjetrin, edhe sot ndonese te gjithe ne pension, a kane ruajtur shoqerine. Takohen rregullisht te gjithe si grup te pakten 3 here ne vit ne data fikse, e habitshme dhe per tu vleresuar apo jo?

Babin e shikoja pak atehere, se gjate kohes se atij sistemi nje dite po nje dite jo flinte ne pune, duhet te ishin ne gatishmeri, ne rast se dicka ndodhte. Gjate luftes se Kosoves ai dhe koleget e tij shkonte ne kufi duke rrezikuar jeten vazhdimisht, pa u kursyer kurre e pa marr sikur edhe nje falenderim nga shteti shqiptar i asaj kohe.

Si nuk e degjova njehere te ankohej per punen, lodhjen dhe rrezikun? Kur mendoj se si sot, ne Shqiperi, shume te rinj qe takoj qe kane pasur nje jete relativisht te lehte, kane studiuar ne Shqiperi, kane gjetur menjehere nje pune te mire ne nje institucion (te kualifilkuar dhe qe paguhet mire), me nje orar fiks 8 ore dhe pastaj kane kohe te lire per familjet dhe veten e tyre, dhe qe ankohen tere kohen.

Kur me pyesin ne Shqiperi per punen e babit te gjithe reagojne me nje buzeqeshje dhe shume pozitivitet, pilotet ushtarak jane konsideruar gjithnje si njerez te ndershem, te drejte, te dashur dhe ashtu jane vertet.

Babi me ka mesuar gjithnje ti dua dhe respektoj njerzit, pa perjashtim dhe pa dallime krahine, feje, apo klase shoqerore. Me ka mesuar me sa mundem te ndihmoj gjithnje njerzit ne nevoje e te mos kem pritshmeri qe te me kthejne dicka mbrapsht. Me ka mesuar te jem korrekte, te punoj me ndershmeri, te jap gjithnje maksimumin tim e te jem mirenjohese per gjithka kam.

Kur me pyesin ne Itali per punen e babit dhe tregoj per profesionin e tij si pilot ushtarak me thone “wow qenke e pasur”. Dhe kane te drejte ata te mendojne ashtu spese ne Itali mesatarisht nje pilot ushtarak ka nje rroge baze rreth 2000-2500 euro (ne baze edhe te grades) ne muaj plus bonuse te ndryshme. Po ku ta dijne ata qe ne Shqiperi pensioni i piloteve sot ben vertet per te qeshur, as 300 euro ne muaj (te pakten ne rastin e babit tim).

Une nuk isha dhe jam e pasur nga ana ekonomike si femije e nje piloti ushtarak, por kisha dhe kam nje pasuri shume me ta madhe nga ana njerzore dhe shpirterore qe sdo ta ndroja me asgje ne bote.

Sot jam e lumtur, krenare dhe mirenjohese per babin tim pilot ushtarak, heroin tim, fale te cilit jam personi qe jam sot. Eshte edhe fale vlerave qe me ka trasmetuar nese arrita te beja nje udhetim te tille 16-mujor Azi ne kontakt, empati e sinergji te plote me njerzit vendas, ne cdo shtet te vizituar, pavaresisht diferencave kulturore.

Faleminderit babi, faleminderit dhe shume respekt te gjithe piloteve ushtarak te atyre brezave, qe me shume dedikim e dashuri i kane sherbyer vendit tone, Shqiperise.

Dedikuar babait tim Agim Qesarakut <3

#TravellingwithSonila #Albania #NationalArtGallery #GaleriadArte #GaleriaeArteve #Pikture #Quadro #Painting #pilot #militarypilot #pilota #pilotamilitare #Myfather #Babiim #mioPadre

Share: