Home KRYESORE Kujdes rikthehen reshjet e shiut dhe borës!

Kujdes rikthehen reshjet e shiut dhe borës!

Duke filluar nga mbrëmja e së shtunës rikthehen reshjet lokale dhe reshjet e borës.

Sipas Meteoalb, gjatë ditës se diel vranësirat dhe reshjet të shpeshta do të ketë në Veri por zonat Jugore dhe pjesërisht Qendra, mbeten me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Pasditja sjell gradualisht shira edhe në zonat Qendrore – Jugore. Në këto kushte mbetemi edhe gjatë natës kur priten edhe reshje dëbore në Veri dhe Lindje të vendit.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes por mbeten thuajse konstante gjatë mesditës..

Share: