Home KRYESORE Qirje Saliu …ik kërceni palikarin, keto jane fjalët e Kryeministrit në parlament!

Qirje Saliu …ik kërceni palikarin, keto jane fjalët e Kryeministrit në parlament!

Replika të ashpra janë duke u zhvilluar sot në parlament. Debati për Himarën u hap nga Kryeministri Edi Rama i cili i kërkoi Bashës të tregojë se pse PD u vendos në krahun e banorëve qe protestojnë. Në debat e sipër, Berisha i nxori Ramës një video duke folur greqisht. Më tej në replika u përfshi edhe Vangjel Dule.

Rama e prishi fjalorin duke iu thene deputeteve te PD: Ik kërceni palikarin

Replikat

Dule: Një miku im gazetar i spikatur më kishte thënë për ty, ai është njeriu i zymtë dhe mbajeni mend se do të mbjellë zymtësi, politike, institucionale, por ky njeri nuk ishte vetëm i zymtë, ky solli kanabizimin, krimin, e bëri një qeverisjen dhe kriminalizimin, dhe kanabizimin dhe ju kryetar dëshiroj tu bëjë propozim kur në një foltore parlamenti përdoret gjuha e urrejtjes ndërpritet fjala

Ruci: Abuzove me poprocedurën

Rama: Zoti Vangjeli, qirje Saliu, nuk di ku zotrore Vangjeli i dëgjove fjalët raciste, gjuhën e urrejtjes, unë fola për një cështje që është e këtij vendi dhe lidhet me aspiratat tona sot, as shava kënd, si bëtë të dy ju këtu. Mbase si minoritar të takonte të pyesje qirje Saliun se c’kishte më të folurën greqisht timen dhe jo mua, ti tregoje qirje Saliut se gjuha jote është e madhe dhe fat kush e di, dhe jo ta përdori si qirje Saliu, ti minoritetin e përdor si biznes. Ik kerceni palikarin/Opinion.al

Share: