Perktheu Elona Caslli
Të gjithë librat e botës
nuk të bëjnë të lumtur
por fshehurazi
të rikthejnë tek vetvetja
Gjithçka që të duhet është brenda tyre,
diell , yje, hënë.
Sepse drita që kërkove
jeton brenda teje.
Urtia që kërkove
për një kohë të gjatë në bibliotekë
tani shkëlqen në çdo faqe libri
sepse tashmë, ajo të përket ty.