Home KRYESORE Vasili: Kryeministër fole për 2 miliard eurot sepse nuk ta kemi borxh...

Vasili: Kryeministër fole për 2 miliard eurot sepse nuk ta kemi borxh një 1997 tjetër!

Nga Petrit Vasili

Kryeministër, vrite frikën dhe fol për 2 miliardë eurot që rrezikon Shqipëria, nuk ta kemi borxh një tjetër 97′.

Shqiperia rrezikon te paguaje rreth 2 miliard euro per prishjen e disa kontratave.

Kjo shume parash eshte nje termet financiar per ekonomine e vendit dhe per cdo shqiptar.

Eshte e barabarte me pasojat qe shqiptaret provuan deri ne palce me renien e piramidave financiare ne 1997.

Kryeministri fajtor hesht. Ky gjitholog i palodhur, qe flet per gjithçka dhe per asgje hesht. Ky pergjegjes per kete situate katastrofike hesht. Ky mosreagues per zgjidhjen e situates, megjithëse eshte paralajmeruar zyrtarisht hesht.

Apo mendon ky se sikurse me drogen, qe pasi ky permbyti vendin i futi nje leter europes dhe lau duart,po keshtu do te beje edhe me keto miliarda qe rrezikon te paguaje Shqiperia dhe shqiptaret e varfer.

Mjaft u trembe, vri friken kryeminister dhe fol per 2 miliardet, pastaj fol per brekushet yamamoto, pikturat, bienalet e artit dhe mijëra vanitetete te nje mendjehumburi.

Share: