Home KRYESORE Vetëvrasjet ne rradhët e intelektualëve. Nga Orjola Pampuri

Vetëvrasjet ne rradhët e intelektualëve. Nga Orjola Pampuri

1. Sa ndikon shoqëria apo mjedisi social?

Së pari duhet të ndalemi tek termi “intelektual”, I cili nuk duhet të trajtohet thjesht si një fjalë e cila cilëson një individ, por një bosht I rëndësishëm në të cilën mbahet një individ, të cilin e ka ndërtuar ndër vite falë studimeve, hulumtimeve, përvojës të cilat funksionojnë paralelisht edhe me parimet bazë të moralit të cilat së bashku të orientojnë të kesh një këndvështrim tëndin falë perceptimit dhe argumentit personal. Per të gjitha sa u tha më lart duhet një peirudhë e gjatë e shtrirë në kohë që të realizosh një sukses të tillë.

Pikërisht këtu nis gjithcka, nis përplasja e fortë mes pritshmërisë dhe relitetit. Nëse realiteti nuk përmbush apo nuk I afrohet pritshmërive të intelektualit të cituar më sipër, atëherë lind zhgënjimi, dhe sa më I ndjeshëm të jetë ky individ aq më shumë e cënon, apo klinikisht e dëmton ky zhgënjim. Dhe në këndvështrimin klinik sërish, ai shumë thjesht mund të preket nga crregullime të cilat iniciohen nga ankthi I përballjes me të kundërtën e pritshëmrive e deri tek depresioni I cili përkon me humbjen e shpresës, të ndjerit I pavlerë në profesion, familje e shoqëri, e deri në aktin fatal I cili ka të bëjë me dëshirën e vazhdueshme për tu shkëputur përfundimisht nga realiteti me të cilin po përballen, që fatkeqsisht është vetëvrasja.

Shoqëria ose mjedisi social kanë një ndikim të jashtzakonshëm, sidomos kohët e fundit kur kontakti me ta është më I shpeshtë, falë rrjeteve sociale, dhe kjo I bën më të prekshëm kundrejt opinioneve, paragjykimieve, thashethemeve dhe shpeshherë shpifjeve. Sigurisht për një intelektual, për një profesionist, I cili një pjesë të jetës së tij ia ka kushtuar profesionit, shpeshherë është e tepërt të që në botën e tij të suksesit dhe arritjeve të përfshihen edhe persona të cilët nuk e kuptojnë, dhe si pasojë nuk perceptojnë njëlloj cka deri këtu është krejt normale, por hapi I guximshëm dhe I gabuar I tyre është që I japin vetes mundësinë të gjykojnë apo kritikojnë, cka nuk mund të jetë asgjë tjetër vecse paragjykim, I cili mund të prekë e të cënojë fort një pjesë të tyre. Kështu mjedisi social, shoqëria, shpesh kthehen në “vrasës” të individëve të cilët përvec punës, jetës e profesionit të tyre nuk kanë kohë të merren me vese të tjera. Sa më paragjykuese shoqëria aq më pak të prirur do të jenë intelektualë e profesionistë të mirë të ngrejnë zërin, sa më paragjykuese shoqëria aq më në rrezik është morali I saj.

2. Hipokrizia…Të flasësh mirë për dikë pas vdekjes edhe pse opinion njeh të kundërtën e atij raporti.

Pikërisht ky është paradoksi, të duash e heroizosh dikë pas vdekjes…….Tashmë kjo është shndërruar në trend, por në të vërtetë është një trend I rrezikshëm. Një intelektual I mirë, një profesionist I mirë, punon dhe kontribuon pikërisht për atë shoqëri e cila ndonjëherë e pashpirt përballë tij e paragjykon, dhe ky paragjykim përbën zhgënjim për të. Dhe nga zhgënjimi që në këtë botë nuk mori asnjë feedback pozitiv kundrejt kontributit që dha, atëherë në një moment në të cilin mund të ndjehet I pashpresë, mund të ndjekë shembullin e nje kolegu të tij, suksesi e puna e të cilit u vlerësua vetëm pas vdekjes, pra shpesh të ndjerit I pashpresë mund t’I cojë drejt sjelljeve përsëritëse, pra ndjekjes së modelit, ashtu sikurse ndodhi pas botimit të romanit të Gëtes, “Vuajtjet e djaloshitVërter”, ku shumë të rinj, ndoqën modelin e personazhit, tek I cili gjetën veten.

Cdo individ pa dallim race, mendimi, profesioni, bindjeje e prejardhjeje ka nevojë të ketë hapësirën e tij në këtë, botë, dhe askush nuk ka të drejtën dhe tagrin ta cënojë atë.

3. Cfarë ju vjen të thoni për kësi rastesh që në cdo shoqëri ndodh?

Sigurisht në cdo shoqëri, ndodhin e kanë ndodhur, sigurisht në cdo periudhë ndodhin e kanë ndodhur kësi rastesh, por e rëndësishme është që mjedisi social të jetë mbështetës, të jetë motivues për ta, për kontributin e vyer të tyre, në të kundërt atëherë mirëfilli mund të jemi një shoqëri që nuk duam të shohim përpara, nuk duam të shkojmë larg e të ecim me hapin e kohës, pikërisht me atë hap që këta profesionistë duan të ecin. Mjedisi social duhet të jetë mbëstetës për ta. Sa më shumë mbështetës ndaj kësaj kategorie aq më përpara do të ecë shoqëria dhe aq më e emancipuar do të jetë, sa më shumë paragjykues e jombështetës të tyre aq më të pashpresë do të jemi si shoqëri.

Intelektualët janë boshti I shoqërisë, nëse goditet ky bosht atëherë e gjithë shoqëria është në rrezik. Në fakt nuk dua ta përgjithësoj duke e lehëtsuar një kauzë të tillë, por dua të theksoj që në cdo shoqëri ndodh por arsyet janë të ndryshme. Në shoqërinë tonë dy janë arsyet thelbësor e, e para zhgënjimi si pasojë e mosvlerësimit të vlerave që ata mbartin, dhe e dyta që është shumë e dhimbshme guximi për t’I përfolur e paragjykuar. Dhe ky është pikërisht paradox, të cilin rrallë e gjen sot në mbarë botën. Sigurisht në botë një fenomen I tillë ndodh, por një ndër arsyet që theksohet e vihet re është pikërisht si pasojë e fokusimit në një aspekt të vetëm, sic është ai professional, studime të thelluara, këkrime etj, cka I largojnë gjithnjë e më shumë nga jeta sociale, mbyllen në vetvete, dhe kjo ndikon drejtpërdrejtë në shëndetin e tyre mendor duke nxitur crregullime të cilat shpesh bëhen shkas që të ndërmarrin iniciativa të rrezikshme, për të dëmtuar veten.

4. Cfarë I mungon shoqërisë sonë për të qënë më e hapur në mendimet e saj?

Rasti I gazetares, të ndjerës Arlinda Canaj, dhe intelektualëve të tjerë që kanë patur të njëjtin fund, të nxit të mendosh që duhet të sensibilizohemi e të jemi një shoqëri më mbështetëse, pranuese dhe altruiste. Shoqëria jonë me dëshirën e madhe e të vazhdueshme për të ecur përpara, vijon të jetë gjykuese, paragjykuese duke mos marrë parasysh asnjë pasojë. Nuk nguron të flase e të përflasë askënd. Ndoshta një ndër arsyet themelore që ndoshta shumë pak e kanë kuptuar, që disa nuk shterojnë së gjykuari apo paragjykuari është pikërisht fakti, që duan të largohen nga paaftësia, nga problemet personale dhe shoqërore që mund të kenë, e vetmja mënyrë për tu arratisur është zhvendosja, dhe në rastin konkret sa më shumë zhvendosemi larg sërës, nivelit intelektual aq më mirë mund të ndjehemi, por kjo është sigurisht një kënaqësi shumë e pavërtetë dhe fatale, pasi njëkohësisht cënojmë një individ dhe nuk zgjidhim asgjë për veten tonë. Sa më shumë pranues, sa më pak paragjykues, sa më shumë të fokusuar tek problemet dhe arritjet tona aq më shumë mbështetës do të jemi ndaj arritjeve të të tjerëve. Mbështetja, mirësia, pranimi na nxisin të ecim e shohim pëprpara./psikollogjia

L'immagine può contenere: 2 persone, persone che sorridono
Share: