Home KRYESORE Basha: Rama mos t’a çojë deri në fund puçin Kushtetues, pasi do...

Basha: Rama mos t’a çojë deri në fund puçin Kushtetues, pasi do përballet me pasoja të rënda

Pas mbledhjes me aleatët në selinë blu, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi para gazetarëve se të hënën opozita dhe qytetarët shqiptarë do të jenë të gjithë kundër çmendurisë së radhës, asaj të shkeljes së Kushtetutës nga ana e kryeministrit.

Basha tha nëse Edi Rama ka vendosur të çojë deri në fund puçin e tij Kushtetues, atëherë ai do të përballet me pasoja shumë të rënda.

Më tej, kryedemokrati Basha u shpreh se shqiptarët kanë të vetmen zgjedhje që mund të ketë çdo popull i civilizuar kur Kushtetuta dhunohet.

Sipas tij, prandaj duhet të bashkohemi, për të treguar se ky popull e ka opozitën.

“Nëse nesër Rama do të çojë pucin e tij Kushtetues, duhet ta dijë se do të përballet me një kosto shumë të rëndë. Ai nuk mund të kapë reformën në Drejtësi”,- tha Basha.

Kreu i opozitës deklaroi se nesër bashkohemi për këto qëllime të mëdha, për të mbrojtur Kushtetutën, si dhe për të mbrojtur Reformën në Drejtësi.

Ai bëri me dije se reagimi i qytetarëve është i jashtëzakonshëm, ndaj ftoi të gjithë ata që duan Reformën në Drejtësi, të bashkohen para parlamentit ku dhe do të nisë protesta popullore.

Kreu demokrat la të nënkuptojë se do të zhvillohet një protestë brenda Kuvendit dhe një jashtë tij.

“Reagimi i qytetarëve është i jashtëzakonshëm, ndaj dua ti ftoj të gjithë ata që duan reformën në Drejtësi, të gjithë të bashkohemi para parlamentit ku do të nisë protesta popullore jashtë Kuvendit dhe protesta popullore brenda Kuvendit”, -tha Basha.

Share: