Ish-kryeministri Sali Berisha ditën e hënë ka publikuar një foto të realizuar në Kavajë, ku shfaqet ministri Arben Ahmetaj në praninë e një personi të dënuar për prostitucion dhe trafik droge në Itali.
Referuar qytetarit digjital, përmes një shënimi në rrjetin social Facebook, Berisha shkruan se ministri Ahmetaj shkon tek qytetarët e Kavajës i rrethuar nga bota e tij e krimit.
Në mesazhin e dërguar, bëhet me dije se personi që shoqëron ministrin në Kavajë është kryetari i PS-së Gentian Daja, i cili është dënuar për prostitucion dhe trafik droge në Kazerta të Italisë.
Mesazhi i dërguar në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha, si më poshtë vijon:
“Doktor,sot Arben Ahmetaj pasi u largua uji erdhi në Kavajë për të vizituar zonën e përmbytur nën shoqërinë e kreut të PS-së, Gentian Daja.
Gentian Daja është i dënuar për prostitucion dhe trafik droge në Kazerta të Italisë.
Po ashtu vjehrri i Gentian Dajes, Seid Cikalleshi u arrestua para 10 ditësh për vjedhjen e tokave në Spille pasi mbante postin e drejtorit të Hipotekës së Kavajës.
Ky është turpi dhe karshillëku që mafia e veshur me pushtet u shet qytetarëve dhe drejtësisë për të bërë punën e vet!”, shkruan Berisha në rrjetet sociale, duke përcjellë mesazhin e qytetarit dixhital.