Home KRYESORE Tjetër tentativë vetëdjegie brenda pak minutash

Tjetër tentativë vetëdjegie brenda pak minutash

Pas rastit të Vlorës, një tjetër person tentoi ti japë fund jetës duke u lyer me benzinë. Rasti i dytë shënohet në Tiranë. Ngjarja u raportua nga policia, si më poshtë:

“Rreth orës 10:45, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në autostradën Tiranë – Durrës, një shtetas tenton të vetëdigjet.

Menjehere në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se:

Ne autostradën Tiranë – Durrës, në rrugën dytësore, në taracën e një marketi shtetasi S.Zh., ish punonjes në ketë market, ka hipur në taracë dhe tenton të vetëdigjet pasi nuk është paguar.

Menjëhere kanë ndërhyrë shërbimet e policisë së bashku me pronaren e biznesit, ku pas negociatave shtetasi S.Zh është bindur dhe ka zbritur pa u lënduar.

Shtetasi S.Zh shoqëruar për në Komisariat për sqarime të mëtejshme”, njoftoi Policia e Tiranës.

Rasti i Vlores/Opinion.al

Share: