F. Aliaj 74-vjeç nga Shkoza mbeti viktimë e krimit të të birit 28-vjeçar Selman Aliaj dy ditë më parë. Policia e Tiranës ka dhënë detaje zyrtare mbi ngjarjen tronditëse e cila është bërë publike vetëm ditën e sotme, pasi në liqenin e Farkës polumbarët kanë gjetur trupin e pajetë të 74-vjeçarit, i cili që goditur me çekiç nga i biri që trupin e kishte hedhur më pas në liqen. Policia ka arrestuar 28-vjeçarin i cili akuzohet për “Vrasje për shkak te rrethanave familjare”.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes rreth orës 20:00, në Shkozë, ku atë e bir janë konfliktuar për motive të dobëta brenda oborrit rrethues të banesës së tyre. Pas debateve me tone të ashpra dyshohet se shtetasi Selman Alija, ka goditur me sende të forta (një çekiç) disa herë në pjesën e kokës, babain e tij shtetasin F.A., 74 vjeç, banues në Shkozë Tiranë, i cili, si pasojë e këtyre goditjeve ka gjetur dhe vdekjen e menjëhershme.
Nga veprimet hetimore të kryera për këtë rast ka rezultuar se shtetasi Selman Aliaj pasi ka kryer veprimet e sipërpërmendura e ka ngarkuar trupin e pajetë të babait të tij F. A., në automjetin Volksvagen, dhe e ka hedhur trupin e viktimës në liqenin e Farkës.
Nga ana e shërbimeve të Policisë, është bërë e mundur gjetja e kufomës dhe transportimi pranë ambienteve të Insitutit të Mjeksisë Ligjore, për kryerje të veprimeve të mëtejshme.
Po kështu, është mundësuar gjetja dhe sekuestrimi i mjetit tip “çekiç”, me të cilin dyshohet se është kryer kjo vepër penale.
Materialet hetimore në ngarkim të shtetasit Selman Alija, iu referuan Prokurorise për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Vrasje për shkak te rrethanave familjare”, parashikuar nga neni 79/C Kodit Penal.
Nuk dihet nëse autori i ngjarjes është përdorues i narkotikëve dhe nuk ka gjithashtu informacione të detjuara lidhur me shkaqet që kanë çuar në debatin at e bir.
Denoncimi në polici për këtë ngjarje të rëndë është bërë nga djali tjetër i viktimës, A.Aliaj. 28-vjecari e ka mohuar krimin duke deklaruar se pas sherrit me te atinm ai eshte larguar nga banesa, nderkohe qe ne oborrin e shtepise jane gjetur shenja gjaku./opinion.al