Home KRYESORE Gjyqtari i arrestuar shtrohet në spital, avokati: Lirojeni, ka tumor në kokë

Gjyqtari i arrestuar shtrohet në spital, avokati: Lirojeni, ka tumor në kokë

I burgosur prej dy muajsh nën akuzën e korrupsionit, gjyqtari Shkëlqim Miri, të cilit iu gjetën 340 milion lekë në shtëpi ka kërkuar sërish lirinë në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Kërkesa është depozituar nga Ardian Visha, avokati mbrojtës i gjyqtarit, i cili shprehet se, “gjyqtari Miri është në gjendje të rëndë pasi është prekur nga një tumor në tru. Ai ndodhet i shtruar në një spital privat”, shkruan Shqiptarja.com.

Për këtë arsye, Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar dy ekspertë për të vlerësuar gjendjen e tij shëndetësore. Ekspertët e mjekësisë ligjore kanë kërkuar edhe një javë kohë për të kryer ekzaminimet për gjyqtarin Shkëlqim Miri.

Gjyqtari i gjykatës së Apelit në Tiranë u arrestua në 10 nëntor me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit pasiv.

Prokuroria kishte vënë në hetim gjyqtarin pas dyshimeve se kishte marrë ryshfet 20 mijë euro për të liruar nga burgu Gentjan Dodën, i dënuarin për dy vrasje në vitin 1997. Vetë gjyqtari ka deklaruar se paratë ishin një pjesë të një të afërmi për blerjen e një prone dhe pjesa tjetër për mbulimin e kurimeve për shkak të tumorit në tru./opinion.al

Share: