Home KRYESORE Historia e mollës… ...

Historia e mollës… Nga Paola Melone

Përktheu  Elona Caslli

Historia e mollës

Më thanë mos t’i këpusja mollët sepse i përkisinin nuk e di se kujt. Pikërisht, për këtë arsye, e këputa një dhe më pëlqeu që e vodha dhe ia ngula dhëmbët fshehurazi dhe shija ishte kaq e ndryshme nga të tjerat, kaq e re, kaq hyjnore.

Dhe në çast, më thanë se do të lindja me vështirësi dhe jetën nuk do ta kisha hiç të lehtë, që do të vuaja për ta përligjur ekzistencën time.

Dhe kështu ndodhi. Gjithmonë në hije, gjithmonë figurante, gjithmonë e bija e një zoti më të vogël. Shtrigë, djall dhe më vonë kurvë; e përvëluar në turrën e druve të injorancës, e dënuar nga një fe e verbuar dhe e shëmtuar, e treguar me gisht nga një shoqëri e izoluar nga kufij mizorë dhe të neveritshëm.

Dhe tani ja ku jam! Me jetën time dhe me mollën në xhep, që ia ngul dhëmbët ndonjëherë dhe çdo kafshim është një hap përpara, çdo kafshim është një pjesë e imja që del jashtë duke buzëqeshur.

Firmosur nga- Një grua dosido.

Paola Melone

Share: