Home KRYESORE Hoxholli ironizon “burrninë” e politikaneve shqiptare

Hoxholli ironizon “burrninë” e politikaneve shqiptare

Ajo njihet se zonje e suksesshme biznesi, por edhe e aktivizuar se fundi me LIBRA te Blushit dhe Hafizit. Duket se largimi i saj nga LIBRA ka qene me i shpejte se i Mimoza Hafizit dhe ky eshte nje tregues i integritetit te saj socio/politik.

Dje kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi demonstroi ne parlament pervec vendosmërisë politike te nevojshme, edhe shenja dhune fizike qe kurrsesi nuk i shkojnë një zonje te fisshme, vecanerisht ne shoqerine shqiptare e cila shquhet per dhunen maskiliste konservatore ndaj femres.

Duket se kjo gje nuk i ka pelqyer edhe Aida Hocholli Nicos e cila me etike qytetare nuk e përmend zonjën Kryemadhi, por godet qartazi dhe me finese duke sjelle ne vëmendje te miqve te saj te shumte ne rrjetin social te Facebook, zonjat te cilat kane bere historinë e suksesshme te zonjave ne politiken globale fotot e te cilave po ja bashkëngjisim kësaj qasje lajmi.

Ja statusi i plote i Aida Hoxholi Nicos:

Politika nuk eshte vetem nje arene burrash, pergjate historise, ja cilat femra te forta kane mahnitur boten, por janë te karakterizuara nga feminiliteti dhe edukata, dhe problemet nuk i kane zgjidhur me sherre dhe heqje kepucesh ne parlament.

Femra mendohet te jete qenie e bute dhe duhet ti zbusë situata e nxehta dhe jo racionale e te tregoje se me integritet dhe kulture mund te luftoje për te drejtat e saj dhe te elektoratit qe e ka zgjedhur …

Kjo e sotshmja na bën me turp ne si femra qe përfaqësohemi nga kjo kategori politikanesh…!

Share: