Home KRYESORE Humb jetën 16-vjeçarja shqiptare, u rrëzua nga 4 metër lartësi

Humb jetën 16-vjeçarja shqiptare, u rrëzua nga 4 metër lartësi

Ishte mbrëmja e 15 Dhjetorit, kur 16-vjeçarja  Brikena Mehmeti u rrëzua nga kati i dytë i një pallati në Loria të Trevizos për shkak të një gjendjeje të rëndë sonambulizimi që e kishte bërë të ngatërronte dritaren e banjës me një derë.

E shtruar me urgjencë në spitalin Castelfranco Veneto, e reja ishte transportuar brenda pak orësh në spitalin  Ca’ Foncello të Trevizos për shkak të plagëve të rënda që kishte marrë në shpinë si pasoje e rënies nga 4 metër lartësi.

Siç bën me dijë gazeta “La Tribuna di Treviso”, e reja ishte çuar menëherë në reaprtin e terapisë intensive, por në orët që vijuan ajo pati një përkeqësim të menjëhershëm të gjendjes shëndetësore, që ka prerë në mes jetën e sauj të re.

Një tragjedi që ka lënë të tronditur familjarët e saj dhe miqtë e shokët e shkollës.

Nderimet e fundit të 16-vjeçares do të bëhen në Prishtinë, në qytetin e saj të lindjes pas orë para ditës së Krishtlindjes. /Perktheu: Opinion.al

Share: