Marrë nga “The Guardian”
Përktheu nga anglishtja Dr. Diana Skrapari
Ukraina ka ndaluar ish presidentin gjeorgjian Mikheil Saakashvili me dyshimin për të ndihmuar një organizatë kriminale, ka thënë shërbimi i sigurimit shtetëror SBU, një vepër që mund ta cojë atë në burg deri në pesë vjet. Oficerët e maskuar e tërhoqën Saakashvilin nga një apartament në kryeqytetin, Kiev, ndërsa mbështetësit e tij protestuan në rrugë dhe u përpoqën të ndalonin furgonin e policisë të largohej.
Kjo është kthesa e fundit në një grindje të zgjatur midis autoriteteve ukrainase dhe Saakashvilit, i cili u ftua të bëhet një guvernator rajonal pas protestave në 2014, dhe rrëzoi një president pro-rus, por shpejt ra me presidentin, aleatin e tij të vetëm Petro Poroshenko. Duke iu drejtuar mbështetësve më herët nga çatia e shtëpisë, Saakashvili e kishte akuzuar Poroshenkon se ishte tradhtar dhe vjedhës. Ai u përpoq t’i drejtohej përsëri turmës pasi atë e futën në një minifurgon blu, i cili më pas u rrethua nga protestuesit.
“Ajo që po bëjnë është paligjshmëria në sytë e të gjithë botës”, tha Saakashvili. “I bëj thirrje të gjithë ukrainasve që të dalin në rrugë dhe t’i dëbojnë hajdutët”. Saakashvili bëri një kthim dramatik në Ukrainë në shtator, duke u kërcënuar gjatë rrugës së tij përtej kufirit nga Polonia pavarësisht se i ishte hequr shtetësia ukrainase dhe duke u përballur me kërcënimin e ekstradimit të mundshëm në Gjeorgji. Ai dëshiron ta shkëpusë Poroshenko dhe ta zëvendësojë atë me një politikan të ri, më të ri. Saakashvili u emërua guvernator i rajonit të Odessa në vitin 2015 në fuqinë e reformave që ai kreu në Gjeorgji. Por ai u largua në vitin 2016 pas rënies së tij me Poroshenko, duke e akuzuar për korrupsion, ndërsa zyra e Poroshenkos tha se Saakashvili ishte duke u përpjekur të shmanget nga të metat e veta si administrator. Saakashvili ndan opinionin. Mbështetësit e shohin atë si një kryqëzatë të patrembur kundër korrupsionit, por kritikët thonë se ka pak substancë pas retorikës së tij të ashpër.Kur u kthye në Gjeorgji, ku mori pushtetin pas një kryengritje paqësore pro-perëndimore, e njohur si Revolucioni i Trëndafilave, në vitin 2003, koha e tij në detyrë u dëmtua nga kritikat që thoshte se kishte fuqia monopolizuese dhe ushtronte presion mbi gjyqësorin. Ai ishte president në kohën e një lufte shkatërruese pesë-ditore me Rusinë në vitin 2008, një konflikt që kritikët e tij argumentuan ishte rezultat i gabimeve të tij. 49-vjeçari tani është i kërkuar me akuza penale në Gjeorgji, të cilat ai thotë se ishin ngritur për arsye politike.