Muzika zbut shpirtin,
Si shiu zbut
Tokën e thatë,
Një shpirt që fluturoi në qiell,
Me zërin e tij magjik
Bën të derdhë
Lotë krokodili
Ekzekutori i tij,
Muzika zbut shpirtin,
Por jo ndërgjegjen,
Ajo e dëgjon këtë zë,
Dhe nuk thotë asgjë,
Pse ta urrejmë kaq shumë njëri-tjetrin,
Dhe të vritemi,
Muzika zbut shpirtin,
Dhe shpirti kërkon
Dashuri midis njerëzve.
Kjo është jeta …
Marrë nga libri me poezi “C’est ca la vie…” i botuar nga Shtëpia botuese franceze Edilivre