Një sërë aktivistësh të njohur dhe qytetarë kanë marrë pjesë në protestën që u zhvillua para kryeminsitrisë për vdekjen tragjike të 23-vjeçarit shqiptar në Francë, Florenc Beqirit.
Erion Kristo gjatë fjalës së tij ka reaguar ashpër ndaj qeverisë dhe politikanëve pasi i ka quajtur kopila dhe kurvarë sepse nuk bënë asnjë gjë për 23-vjeçarin shkodran.
“Kopila, kurvarë, që në Santa Quaranta shkojnë dhe bëjnë orgjira. Ndaj të gjithë ata që janë sot këtu t’i mbrojmë shqiptarët kudo që ndodhen se jemi pak edhe shumë. Ai nuk donte të vdiste por një shtet i kalbur e la të vdiste. Prandaj të gjithë ju sa herë qytetaria iu thërret në shesh lerini kafet por mbliudhi këtu se po ju bëtë shumë këta do të dhiten në brekë. Sot jemi mbledhur të shpëtojmë 1 milion e gjysmë Florenca të tjerë që janë në botë.”, u shpreh Erion Kristo sipas 360grade.al.
Nëna e të ndjerit ka hedhur akuza të forta ndaj shtetit francez duke u shprehur se i kanë vrarë djalin. “Kërkoj drejtësi, dua trupin e Florencit në Shqipëri. Florencin e ka vrarë policia franceze. Tubin ia kanë hequr djalit kur babai ka qenë jashtë”, është shprehur e ëma e të ndjerit.