Home KRYESORE Albanofobia e Presidentit Ivanon gerryen themelet e Maqedonise

Albanofobia e Presidentit Ivanon gerryen themelet e Maqedonise

Nga Prof. Lisen Bashkurti

Presidenti i Maqedonise Ivanov refuzoi te dekretonte ligjin mbi perdorimin e gjuhes shqipe ne nivel shteteror ne Maqedoni. Ky ligj buron nga Marreveshja Kuader e Ohrit e vitit 2001.

Mbas nje procesi te gjate u poqen kushtet politike, nderetnike, shoqerore, arsimore dhe kulturore qe ligji te miratohej me nje baze te gjere mbeshtetje parlamentare.

Miratimi i ligjit nga Parlamenti i Maqedonise eshte nje arritje e madhe per marredheniet demokratike e nderetnike ne Maqedoni. Ky ligj eshte vlere demokratike per shtetin dhe per mbare shoqerine ne Maqedoni. Ai forcon themelet e unitetit politik, marredheniet nderetnike dhe kohezionin social brenda Maqedonise.

Miratimi i ligjit per gjuhen shqipe eshte fitore pa te humbur. Nga kultura, gjuha, edukimi nuk humbet askush, por perfitojne te gjithe. Ligji reflekton tipikisht vlerat multikulturore te demokracise Evropiane ne mjediset Ballkanike. Kosova dhe Maqedonia behen keshtu shtetet e para multilinguistike ne Ballkanin Perendimore.

Vetem nje njeri eshte kunder ketij ligji: Presidenti i Maqedonise Ivanov. Perfaqesuesi i garantimit kushtetues i unitetit politik deklarohet kunder ligjit. Autoriteti qe lypet te kujdeset per zbatimin rigiroz te Marreveshjes Kuader te Ohrit e shkel ate me dy kembe. Institucioni qe nevojitet te perkujdeset per marredheniet nderetnike prodhon albanofobi me qendrimet e tij. Posti qe do duhej te nxiste Europianizimin e vendit kthehet ne doktrinat retrograde te se kaluares.

Ivanovi eshte remineshence e pandryshueshme. Eshte kadaver e se kaluares se erret. Eshte bartes i urrejtjes, frikes dhe armiqesise nderetnike ne Ballkan. Koha e tij ka mbaruar per te mos u kthyer me kurre.

Ligji i gjuhes shqipe tanime eshte miratuar. Ai do hyje ne fuqi brenda pak javesh, pavaresisht pacavrave qe zene myk nder tempujt e se kaluares.

Natyrisht kerkohet kujdes dhe vigjilence e larte. Ivanov nuk eshte i vetem. Ai ka mbeshtetje brenda Maqedonise deri ne stepat e Azise. Them kujdes e vigjilence sepse ne Ballkan eshte lehte te provokohen kriza dhe eshte shume veshtire te prodhohet paqe.

Share: