Home KRYESORE Edi Rama i premton Ciprasit: Shkruani ju librat greqisht për minoritarët

Edi Rama i premton Ciprasit: Shkruani ju librat greqisht për minoritarët

Gjatë një interviste të gjatë në televizionin publik grek ERT, ministri i Jashtëm grek, Kotzias ka dhënë edhe një detaj nga takimi Tsipras-Rama javën e kaluar. Sipas tij, kryeministri shqiptar ka propozuar që pala greke të përgatisë libra shkollorë për fëmijtë e minoritetit grek në Shqipëri.

“Zoti Rama na bëri një propozim shumë të mirë, duke na thënë që në vend që të përgatisin ata libra greqisht ta bëjmë ne. Besoj se është një propozim shumë i mirë të përgatisim libra të shkruajtura posaçërisht për fëmijët e minoritetit grek. Besoj se është një hap tjetër përpara”, tha Kotzias.

Kryeministri grek Aleksis Tsipras do ta zhvillojë vizitën e paralajmëruar në Shqipëri, në ditët e para të prillit. Edhe pse data e saktë nuk është shpallur, ministri i jashtëm Nikos Kotzias, deklaroi se kjo vizitë do të realizohet “pak para Pashkëve” ortodokse, që janë më 8 prill.

Share: