Nga Blerta Haxhiaj
Ideologjia gjithmonë ka qënë një aparat vital për çdo qeveri dhe grupe dominante te shoqërisë për të mbajtur pozicionin superior të tij. “Një mi në një labirint është i lirë të shkojë kudo, për sa kohë që qëndron brenda labirintit.” Ideologjia është një koncept ku ekzistenca e saj është paralele më ekzistencen e qënieve njerëzore që nga evolucioni i njeriut.
Për shumë shekujt ky koncept ishte i padukshëm për subjekte të ndërgjegjshem. Ideologjia luan një rol të veçantë në teorinë neo-marksiste të Louis Althusser, i cili konsideron se ideologjia ka një funksion të rëndësishëm në marrëdhëniet ekzistuese të fuqisë shoqërore.
Autori shkruan se shteti konceptohet në mënyrë eksplicite si një aparat shtypës. Shteti është një “makinë” e shtypjes, e cila i mundëson klasave sunduese për të siguruar dominimin e tyre mbi forcen punëtore. Çdo subjekt inferior duhet të qëndroje i bindur dhe të jetoje si një makinë e programuar ndaj të cilës i kërkohet të operojë si ndreqes kodesh.
Ndonjëherë kodet janë aq transparente dhe të prekshme në shoqëri saqë thyerja e tyre sjell rezultat një opresion si burgosja, internimi bile edhe ekzekutimi. Kontrolli dhe dominimi në kohet moderne nuk aplikohen përmes forcës dhe sulmeve fizike por nuk do të thotë që këto kanë pushuar së ekzistuari.
Në terminologjinë e Althusser-it kjo forme e shtypjes vetëm ndërron emer dhe qëndron në bazamentin e vjetër më një formë të re – aparatura shtetërore represive dhe – aparati shtetëror ideologjik. Shek. XX karakterizohet si periudha ku njerëzit jetuan si rezultat i ndryshimeve politike, ideologjike, sociale, ekonomike, shkencore, mjekësore dhe teknologjike.
Atmosfera mes frikës dhe opresionit paraqesin një ideologji e cila kërkon dorëzimin e shtresave të ulta dhe në të pandërgjegjshmen e saj nënshtrimin e pakufishëm. Kundër trendit aktual për të integruar punën e Marksit në sistemet bashkëkohore të mendimit, Althusser këmbëngul se Marksi kishte themeluar një shkencë radikale të re, e cila ishte e pakonsumueshme në të gjithë mendimet jo-marksiste.
Koncepti i ideologjisë është një nga konceptet kryesore që Louise Althusser e zgjeron dhe e elaboron mbi idetë e Marksit. Në idenë e tij, Althusser, ideologjia më së shumti funksionon në praktikë sesa në teori. Ai e përshkruan këtë se si ideologjia është një sistem përfaqësues por në të shumtën e rasteve këto përfaqësime nuk kanë asgjë të përbashkët më ‘vetëdijen’.
Si zakonisht janë imazhe dhe koncepte rastësore të cilat janë të strukturuara që të imponohen në një masë të madhe të shoqërisë. Shoqëria sipas Althusser është e përbërë nga dy nivelet ndara nga njëra tjetra që operojnë në mënyrë të pavarur ku ligjet dhe rregullat janë të zbatuara. Nëse këto shkelen këto si pasoje ka dënime të rënda. “Aparati Shtetëror (ASh) përmban: Qeverinë, Administratën, Ushtria, Policinë, Gjykatat, Burgjet përbëjnë aparatin shtetëror represiv.
Reprezentimi sugjeron se aparati i shtetit në fjalë ‘funksionon me dhunë.” – shtypja administrative, mund të marrin forma jo fizike. Represioni nuk është mënyra e vetme për t’u përdorur si një metodë manipuluese edhe pse është një nga metodat më të vjetra dhe më primitive për të kontrolluar njerëzit në sistemet qeverisëse.
Në shoqëritë e avancuara dhe sistemet e tyre qeverisëse, ekzistojnë metoda që janë në dispozicion të njerëzve dhe nuk ndërhyjnë direkt ose ndryshe janë quajtur ‘aparatura shtetërore ideologjike’ i cili është një mjet tjetër i shtetit për të kontrolluar dhe represionuar edhe pse vepron ndryshe. Luke Ferretter shkruan: Althusser tregon se ideologjia është kryesisht lloji i diskursit që nuk e bëjmë me vetëdije të përshtatshme për veten tonë, duke gjykuar në mënyrë racionale se është e vërtetë.
Nuk është lloji e fjalimit të cilit pas reflektimit në mënyrë kritike, një person që bën një akt të vetëdijshëm të pëlqimit. Përkundrazi, ideologjia përfshin rrjedhën e diskurseve, imazhet dhe idetë që janë të gjitha rreth nesh gjatë gjithë kohës, në të cilën na lindin, në të cilat rritemi dhe në të cilën jetojmë, mendojmë dhe veprojmë.”
Një term i komplikuar ku çdo gjë që thuhet në shoqëri janë vetëm disa koncepte dhe imazhe që përpiqen të dominojnë mendjet subjekteve në mënyrë që subjektet të mos jenë në dijeni të doktrinave dhe koncepteve të tilla aty ku Althusser beson në pavetëdijen e ideologjisë.
Sipas teorisë së tij ai beson se çdo subjekt i është dhënë një rol në shoqëri ku subjektet duhet të përmbushin këtë rol duke u dakorduar më sistemin qeverisës sepse ai sistem karakterizon ekzistencen e tij në shoqëri. Sipas Ferretter shkenca e materializmit historik tregon për realitetin materialist të ekzistencës në një kompleks forcash që karakterizojnë një metodë kapitaliste të prodhimit.
Pika kyçe (forja) e ideologjisë është se besimin e paraqitet si të lirë sepse njerëzit janë të lirë të veprojnë si të lirë. Por liria mund të paraqitet skllavëruese. Në çdo shoqëri ndodh diferencimi i grupeve të ndryshme me qëllime për të dominuar mbi njerëzit që i kanë si ndjekës të tyre dhe efekti më interesant që idea luan me ne është se forma e jetës së subjektit ideologjik është në krijimin e iluzionit që mund të futë në kurth njerëzit dhe të vendosë për ta. Kuptimi i ideologjise mund të sjelle rreziqet e veta dhe krijon për njerëzit që nuk janë të bazuar në një realitet (vërtetë) përmes individëve që vendosin për ta.
Përmes ideologjisë kompromiset e diskurseve sjellin kuptimin e të keqkuptuarës. Informacioni social gjithmonë është i kërkuar nga vetë pjestarët e shoqërisë në mënyrë të vazhdueshme dhe riprodhuese si kushtëzuese e relacioneve produktive. Riprodhimi i kushteve të prodhimit të lidhjeve produktive ndodh përmes aparateve shtetërore të kontrolluara nga kapitalistët duke ushtruar ideologjinë si represion primar në mënyrë që të sundoj. Në emër të idologjisë subjektet mund të manipulohen dhe të kontrollohen që në botën ku jetojnë ata nuk jetojnë në realitet por në një iluzion duke luajtur lojen e tyre.
Shteti si një kontratë sociale është gjithmonë e nënshkruar nga njeriu dhe ajo ka klauzolat e saj të padukshme që shërbejnë si kurth për ti mashtruar me ideologjinë e vet. Jo të gjithë Romakët kanë folur Latinisht.