Home KRYESORE Protestuesit kundër incineratorit, i liron Gjykata

Protestuesit kundër incineratorit, i liron Gjykata

Gjykata ka dhënë masen “detyrim paraqitje” për katër banorët e fshatit Verri që u ndaluan dy ditë më parë nga policia, teksa protestonin kundër ngritjes së një incineratorit në Verri të Fierit.

Policia i mbante ata në paraburgim, por gjykata vendosi që hetimet ndaj tyre te zhvillohen ne liri.

Ky i fundit një ditë më parë ishte dhunuar nga policia, ndërsa u vu në pranga. Policia thotë se arrestimet janë bërë pasi ata persona kanë marrë pjesë në një protestë të paligjshme.

Protesta e banorëve të Verrisë që kundërshtojnë ndërtimin e impiantit solli edhe konfrontimin e tyre me forcat e policisë.

Ata kërkojnë bllokimin e punimeve, duke akuzuar se projekti është vdekjeprurës për ta.

Opozita ka akuzuar ministrin e Financave, Arben Ahmetaj se qëndron pas ndërtimit të impiantit të plehrave në këtë zonë.

Share: