I pyetur nga Arian Çani në emisionin “Zonë e Lirë” ne Tv Klan nëse protesta e neserme mund të krijojë kushtet për një marrëveshje tjetër mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës, Sali Berisha u përgjigj:
“Lesson leared” – u shpreh ish-kryeministri, ndërsa më pas në shqip sqaroi se nuk mund të ndodhë një marrëveshje tjetër mes të dyve pasi, ajo që ndodhi më 18 maj, ishte një mësim për të gjithë.