Home KRYESORE “Unë e di kush e vrau Ivanoviçin”

“Unë e di kush e vrau Ivanoviçin”

Kryetari i Lëvizjes së Ripërtëritjes Serbe (SPO), Vuk Drashkoviç, ka dhënë nje mesazh të fortë sa i përket vrasjes së Oliver Ivanoviçit duke drejtuar edhe gishtin diku.

Ai ka vlerësuar se vrasja e Oliver Ivanoviçit në Mitrovicë dje në mëngjes, është “terrorizëm politik, i kryer sipas modelit të shërbimeve të sigurisë së Millosheviçit nga vitet 90-të”.

Drashkoviç ka thënë se të shtënat në Oliver Ivanoviçin janë të shtëna në Marrëveshjen e Brukselit, dialogun e brendshëm të Serbisë për Kosovën, stabilitetin e rajonit dhe rrugën evropiane të Serbisë.

“Oliver Ivanoviç ka qenë zëri i arsyes, politikan i arsimuar dhe lider i serbëve të Kosovës, i përkushtuar për dialog me shqiptarët dhe promovues i respektimit të ligjit në hapësirën ku shumëkujt i ka penguar pikërisht për këtë”, ka theksuar lideri i SPO-së.

Drashkoviç ka shtuar se organet hetimore të Kosovës, EULEX-it dhe UNMIK-u, në bashkëpunim të ngushtë me shërbimet përgjegjëse të Serbisë, janë të detyruara që t’i zbulojnë kriminelët e këtij rasti. /360grade.al

Share: