Home KRYESORE Abuzimi me rrugët, Prokuroria merr në pyetje kreun e ARRSH

Abuzimi me rrugët, Prokuroria merr në pyetje kreun e ARRSH

Kreu i ARRSH-së, Afrim Qendro është thirrur sot nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, për tu pyetur në lidhje me abizimet e ndodhura gjatë ndërtimit të rrugës Tiranë – Elbasan. Para tij në pyetje janë marë edhe dy ish- Ministrat e LSI-së Sokol Dervishaj dhe Edmond Haxhinasto.

Pas dy ish-ministrave të LSI, ka mbërritur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ku do të pyetet nëse ka dijeni për abuzimet e ndodhura gjatë ndërtimit të rrugës Tiranë-Elbasan edhe kreu i ARRSH, Afrim Qendro.

Ky i fundit ka mohuar të ketë lidhje me aferat dhe ka shtuar të ketë adresuar në Kryeministri të gjitha shqetësimet e evidentuara edhe në auditet e KLSH.

Qendro ka dalë nga Prokuroria pak minuta më parë, dhe është shprehur se ka dhënë sqarime për rrugën Elbasan – Tiranë. Ai tha se është pyetur si person i cili ka lidhje me rrethanat. Kreu i ARRSH-së ka qëndruar rreth 40 minuta në Prokurori.

Share: