Home KRYESORE Arrat braziliane ua bëjnë jetën më të bukur.

Arrat braziliane ua bëjnë jetën më të bukur.

Përfitimet shëndetësore të arrave braziliane, të pasura me selen dhe magnez ua bëjnë jetën më të bukur

Pyjet e dendura të Amazonës përmbajnë disa specie bimore unike siç janë arrat braziliane, që nuk mund të gjenden askund tjetër në planetin tokë. Sipas botanikës, ky frut arror i takon familjes Lecythidaceae, në gjininë Bertholletia. Emri shkencor: Bertholletia exelsa.

Pema e këtij fryti arror gjendet në pyjet e Brazilit, Bolivisë dhe Perusë. Kjo pemë, në fakt paraqet një nga speciet bimore më të larta që rriten mes të gjtiha pyjeve tropikale. Çdod pemë mund të rritet deri në 50 m lartësi, jetëgjatësia e tyre mendohet të jetë prej 500 deri 700 vjet.

Ky fryt nga jashtë është i mbështjellur me një lëvore të trashë ngjyrë kafe ndërsa brendësia është e bardhë. Ka formë trekëndore me skaje të pjerrëta, shije të ëmbël arrore si dhe peshojnë rreth 5 gr.

Përfitimet shëndetësore të arrave braziliane

Këto fruta arrore përmbajnë sasi të lartë të kalorive, vitaminave, antioksidantë dhe minerale. Bërthama e saj ka qenë një nga burimet kryesore të energjise tek Amazonasit, por edhe sot.

100 gr arra braziliane japin rreth 656 kalori. Përmbajtja e lartë e kalorive, kryesisht vjen nga yndyrnat që përmbajnë. Si rezultat i acideve yndyrore, këto ofrojnë mbrojtje nga sëmundjet e arterieve koronare dhe sulmeve duke favorizuar profil të shëndetshëm të lipideve të gjakut.

Këto fruta arrore janë burim shumëi mirë i vitaminës E, e cila është një antioksidantë i fuqishëm. Është e nevojshme për ruajtjen e integritetit të membranës qelizore të mukusit dhe lëkurës duke e mbrojtur nga radikalet e dëmshme.

Arrat braziliane përmbajnë nivele jashtzakonisht të larta të selenit. 100 gr arra të këtij lloji sigurojnë rreth 1917 mg futjen e përditshme të rekomanduar të selenit. Seleni ndikon në parandalimin e sëmundjeve koronare, cerozës së mëlçisë dhe kancereve.

Për më tepër, edhe arrat baziliane janë pa gluten. Përveç kësaj, arrat braziliane janë burim i shkëlqyer i grupit B-kompleks të vitaminave, si thiamin, riboflavin, niacin, acid panthotenic, vitamin B6 dhe acid folik.

Përveç selenit përmbajnë edhe nivele shumë të mira të mineraleve, të tilla si bakri, magnezi, mangani, kaliumi, kalciumi, hekuri, fosfori dhe zinku. Bakri ndihmon në parandalimin e anemisë dhe osteoporozës. Mangani është shumë i rëndësishëm për enzimat antioksiduese.

Arra brazili gjeni ne rrjetin e dyqaneve Neranxi.

Share: