Home KRYESORE Jo më informacione sekrete për dhëndrin e Trump!

Jo më informacione sekrete për dhëndrin e Trump!

Mediat amerikane bënë me dije zhvillimin e fundit, ndërsa më herët raportonin se Kushner merrte pjesë në takimet e sigurisë së nivelit të lartë dhe kishte akses tek informacioni më sekret, pavarësisht se leja e tij e sigurisë nuk i përfshinte këto. Kushner kishte vetëm leje të përkohshme sigurie, ndërsa ende vazhdojnë kontrollet e së shkuarës së tij, pas emërimit si këshilltar i Presidentit.

Ashtu si Kushner ka edhe të tjerë punonjës të Shtëpisë së Bardhë, mes të cilëve edhe gruaja e tij Ivanka Trump, që po kalojnë të njëjtin proces. Kushner ishte i pari, por zor se do të jetë nëpunësi i fundit që i ulet niveli i lejes së sigurisë. Kushner kishte kërkuar më shumë informacion nga komuniteti i inteligjencës se çdo punonjës tjetër i Shtëpisë së Bardhë jashtë Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Avokati i Jared Kushner konfirmoi uljen në nivel të lejes së sigurisë, por tha se kjo nuk e pengon atë në punën e tij, megjithëse tashmë analistët thonë se dhëndrit presidencial ju prenë krahët, pasi nuk do të ketë më informacionin sekret që kishte.

Vetëm dy javë më parë, drejtori i Inteligjencës Kombëtare, Dan Coats tha se ndihmësit presidencialë me leje të përkohshme sigurie, duhet të ketë akses të kufizuar tek informacioni sekret, duke paralajmëruar ndryshime që nisën me një nga njerëzit më të afërt të Trump.

Share: