Home KRYESORE Balla merr në mbrojtje Xhafën: Ti Lulzim si ke mbyllur hesapet me...

Balla merr në mbrojtje Xhafën: Ti Lulzim si ke mbyllur hesapet me drejtësinë

Pas replikave të ashpra në parlament mes Fatmir Xhafës dhe Lulzim Bashës për vetingun në polici fjalën e ka marrë, kreu i grupit të PS, Taulant Balla.

“Në kohën kur ti ke qenë ministër i Brendshëm janë akuzuar drejtuesit e policisë se kanë dekonspiruar operacionin për Dritan Dajtin. Në kohën kur ke qenë ti ministër i Brendshëm, ka ndodhur 21 janari, janë vrarë njerëz”, iu drejtua Balla liderit të PD. Po kështu ai i përmendi edhe abuzimet në rrugën e Kombit, duke e kërcënuar se “ti Lulzim nuk i ke mbyllur hesapet me drejtësinë”.

REPLIKAT XHAFA- BASHA NE PARLAMENT

Xhafa: E kam thënë dhe nuk i lëviz asnjë presjeje, ta bësh atë (vettingun e politikës) është gjë shumë e mirë. Merre nismën. Duhet të kesh më shumë durim që të presësh, për shumë gjëra, edhe për atë që ke kohë që flet, edhe për SPAK-un edhe për BKH, edhe aty ka nevojë për një ndryshim, që procesi i tyre të nisë së pari nga unë, pastaj dhe tek ty, përfshirë edhe familjet tona, pasuritë tona. Do ta marr unë nismën shumë shpejt dhe besoj që do ta shohësh rezultatin sesi do të dalë, prandaj ki durim Lulzim”, tha ministri Xhafaj.

Basha: Harroje se mund të na impresionosh! Ti vetëm tregon se je pjesë e problemit jo e zgjidhjes. Lëri dërdëllimat kot këtu. E ke fare të thjeshtë ti zotëri, këtu në ligj tani fut vetingun e ministrit. Ti mos na bëj si gardian i Kushtetuës ,se ti ke emeruar pa veting Prokuroren që të mbyllësh çështjen e vëllait tënd. Ke ndryshuar kodin që yt vëlla të mos ekstradohet. Problemi është që ky është sistemi mafioz që tha sot prokurori i antimafies. Duke vënë figura kryesore të mafies për të bërë vetingun e policisë. As mos u skuq, as mos u zverdh, prano amendamentin e opozitës sot që ministi i Brendshëm të jetë i pari që vetingun. Jepi provën, shko arrseto paraardhësin tënd dhe jep llogari për tët vëlla që gjezdis i lirë.

Share: