Home KRYESORE Bora mbulon Shqipërinë: Ja rrugët ku kalohet vetëm me zinxhirë

Bora mbulon Shqipërinë: Ja rrugët ku kalohet vetëm me zinxhirë

Bora që ra gjatë ditës së djeshme dhe vazhdon edhe sot ka izoluar disa fshatra në verilindje dhe juglindje. Po kështu një pjesë e madhe e rrugëve kalohen vetem me zinxhirë. Situata është më problematike në Dibër, Kukës dhe Korçë.

Në Peshkopi kanë rënë gjithë natën reshje bore, dhe për pasojë rruga Peshkopi- Qafa e Buallit është e kalueshme me zinxhirë. Mjaft njësi administative janë bllokuar si Seishtë, Reç, Zall Dardhë, Lurë, Aras, Luzni, disa fshata të Kalasë së Dodës e Sllovës.
Ndërsa në juglindje të gjitha rrugët duhet të kalohen më zinxhirë. Në qafën e Qarrit, Qafë Ploçë, Qafë Thanë, trashësia e borës arrin në 30 cm. Në Vosokopojë ka rënë mbi 40 cm borë, në Dardhë 70 cm. Zonat e thella malore të Korçës, Devollit, Kolonjës e Pogradecit mbeten të izoluara si pasojë e sasisë së konsiderueshme të borës që vijon të bjerë.

Pasqyrimi i situatës në të gjitha qarqet ku reshjet e borës kanë shkaktuar probleme

QARKU TIRANE

Ne rrugen Qafe Priske – Shengjergj, Qafe Priske – Qafe Molle qarkullohen me zinxhire. Segmenti rrugor nga Lana Bregasi-Trau Dajt – Antena – Teleferik, qarkullohet me zinxhire.

QARKU ELBASAN

Ne segmenin Librazhd –Steblev-Qafe Stude ka 25 cm bore, nga Togez-Qafe Stude qarkullohet me zinxhire.
Nga degezimi i tunelit te Krrabes deri ne Gracen qarkullohet me zinxhire, nuk ka bore por ka ngrica.
Librazhd-Kapshtice reshje te dendura bore eshte punuar me mjete dhe punetore, kalimi pa zinxhire.
Rekomandohen perdoruesit e rruges te levizin me shpejtesi te reduktuar dhe te respektojne sinjalistiken rrugore. Kujdes te tregohet ne zonat ku ka mundesi te renies se materialeve ne rruge.

QARKU VLORE

Rreth ores 6 te mengjesit kane filluar reshjet e bores ne Llogara qe vazhdojne te dendura dhe pa nderprerje edhe tani. Aktualisht qarkullohet pa zinxhire. Reshtjet jane te dendura rekomandohet perdorimi i zinxhireve ne oret ne vijim. Ne te gjitha akset kontraktoret jane ne gadishmeri.

QARKU GJIROKASTER

Ne segmentin Tepelene-Gjirokaster ne oren 3 te nates ka patur rreshqitje dherash ne vendin e quajtur Uji i Ftohte, vazhdon puna per pastrimin e rruges.Ne aksin rrugor Ura e Leklit – Permet ne piken e ndarjes te rretheve Permet dhe Tepelene, ka ndodhur nje rreshqitje masive e shkembinjve nga shpati i rruges dhe demtim i murit mbajtes.
Rruga eshte ngushtuar dhe eshte e kalueshme me 1 kalim.
Nga ana e kontraktorit eshte vendosur sinjalistika kufizuese dhe eshte bere lajmerimi i Komisariatit te Policise se Permetit per te mos lejuar kalimin e mjeteve me tonazh te larte.

QARKU KORCE

Ne Qarkun e Korces, gjate gjithe nates ka patur rreshje te dendura debore te cila vazhdojne dhe ne keto momente,moti i ftohte dhe temperaturat me minus.

Eshte bere kontrolli i akseve rrugore dhe po punohet ne te gjitha akset per mirembajtje dimerore,pastrim dhe kriposje.

Gjendja ne keto momente eshte kjo:

1- aksi rrugore K/Boboshtice –Dardhe,trashesia shkon 50 cm shoqeruar dhe me erera te forta ,Korce-Voskopoje, kalimi behet me zinxhira

2-aksi Erseke-Carshove kalimi me zinxhira

3-aksiK/Libonik-Lozhan-Mollagrabove kalimi me zinxhira

4-Aksi Korce-Erseke kalimi me zinxhira

5-aksi K/Liqenas –Dogana Gorice kalimi behet me zinxhira

6-Aksi K/Zemblak-K/Liqenas kalimi me zinxhira

Trashesia e debores arrin ne fushore 20-35 ne malore dhe ne disa vende arrin nga 50-70 cm si rezultat i ererave te forta,ne vende si Qafa e Qarrit,Erseke-Borove,Qafa e Biglles.

Element shqetesues perben dhe thyerja e degeve te pemeve anes rrugeve si rezultat i peshes se debores.

QARKU LEZHE

Reshje bore te pa perfillshme nuk ka probleme per qarkullimin e automjeteve pervec segmenteve rrugor Ura e Matit-Rreshen-Urak dhe aksi Shpal-Reps ku trashesia e bores arrin 20 cm dhe qarkullimi rekomandohet pjeserisht me zinxhire.

QARKU KUKES

Ka rreshje te dendura debore rruga Milot- Rreshen-Tuneli Thirres-Morin (Rruga e Kombit)jane marre masat e kalueshme pa zinxhire.Rruget Qafe Mali –Fierze. Kukes – Bushtrice te kalueshme me zinxhire Rruga e Valbones e kalueshme pa zinxhir.
Bajram Curri-Valbon 30 -40 cm bore, po punohet per pastrim dhe kriposje, qarkullimi pjeserisht me zinxhire.
Akset Bajram Curri-Fierze, Ura Dushaj-Sheshi trageteve-lekbibaj ksa 15-20 cm bore, qarkullimi pa zinxhire
Bajram Curri –Kam ka 25 cm bore. Qarkullimi rekomandohet pjeserisht me zinxhire
Rruga Kukes- Bushtrice- K/Domaj-Rec ka 25-30 cm bore, qarkullimi pjeserisht me zinxhire
Rruga Shote Galica-Qender Kukes-Krume 20-25 cm bore, qarkullimi pa zinxhire
Krum-Qafe Prush-Plepa-Kam 20-25 cm bore, qarkullimi pjeserisht me zinxhire.

QARKU DIBER

Segmentet nga Suci-Bulqize-Peshkopi qarkullimi kryhet me zinxhire.

Klos-Bulqize-Peshkopi reshjet e bores shoqerohen edhe me era te forta qe bejne grumbullimin e bores ne rruge.

Aksi Kuben-Vasije ka 40 cm bore qarkullimi rekomandohet me zinxhire. Ne akset e ketij qarku trashesia e bores arrin ne 40 cm dhe qarkullimi rekomandohet te behet me zinxhire.

Kontraktoret kane punuar gjate nates dhe po vazhdon puna per pastrim dhe kriposje.
Rekomandohen perdoruesit e rruges te respektojne sinjalistiken, te levizin me kujdes ne rruge, te perdorin zinxhiret dhe gomat e bores sidomos ne oret e mengjesit dhe ne mbremje, per shkak te ngricave.

QARKU SHKODER

Shkoder-Hani Hotit reshje te pakta bore, qarkullohet pa zinxhire. Reshje bore ka ne segmentet Vau Dejes-Puke-Fushe Arrez-Qafe Mali-Fushe Dukagjin.

Ne zonen Puke-Fushe Arrez-Qafe Mali-Fushe Dukagjin bora shoqerohet me ere te forte. Ne disa zona ne Qafe Mali trashesia shkon 1.5-2m. Trashesia normale ne gjithe keto zona eshte rreth 80 cm.

Ne segmentin Q/Lac-Koman ka rreth 5 cm bore, qarkullimi rekomandohet pjeserisht me zinxhire pasi ka prani ngricash. Koplik-Boge-Dedaj –Razem rreth 5cm bore qarkullimi pjeserisht me zinxhire.

K/Hadroj-Q/Bene-Rreshen rreth 10 cm bore rekomandohet qarkullimi pjeserisht me zinxhire.

Qafe Mali-Fierze rreth 40 cm bore, qarkullimi rekomandohet me zinxhire.

Vazhdon puna per pastrimin dhe kriposjen e ketyre akseve, qarkullimi kryhet me zinxhire. Te gjithe kontraktoret jane ne gadishmeri per situatat qe mund te paraqiten.

Bllokime në disa qarqe, 15 fshatra pa energji

Në veri dhe veri-lindje prej orëve të para të mëngjesit të sotëm vijojnë reshjet e dendura të dëborës, në jug shi intensiv, ndërsa pritet dëborë. Të paktën 15 fshatra në njësitë Administrative Zejmen dhe Kolsh kanë mbetur pa energji elektrike.

/Opinion.al

Share: