Home KRYESORE Gjindet i vdekur gazetari investigativ dhe e dashura e tij…

Gjindet i vdekur gazetari investigativ dhe e dashura e tij…

Një gazetar investigativ sllovak është ekzekutuar me armë sëbashku me të dashurën e tij. Ai dhe partnerja u gjetën të vrarë në banesën e tyre 65 km larg kryeqytetit sllovak, Bratislava.

Sipas policisë, ekzekutimi i Jan Kuciak është i lidhur me profesionin e tij. Shefi i policisë  tha se Sllovakia nuk ka përjetuar kurrë një sulm të tillë mbi një gazetar. Kuciak kishte disa kohë që punonte në median sllovake Aktuality.sk

Në hulumtimin e fundit të bërë nga ai, Kuciak trajtoi një skandal në lidhje me mashtrimin me taksat për një kompleks luksoz të apartamenteve në Bratisllavë.

Rasti rreth këtij kompleksi ka shkaktuar protesta vitin e kaluar, në kërkim të dorëheqjes së ministrit të Brendshëm, Robert Kalinak.

Share: