Home Gjeo-Ekonomia Grekët për rezervat e naftës në Detin Jon dhe marrëveshja për kufijtë...

Grekët për rezervat e naftës në Detin Jon dhe marrëveshja për kufijtë detarë

Dua t’i kthehem përsëri shkrimit të mëparshëm në lidhje me marrëveshjen e mundshme të kufijve detarë në gjirin e Sarandës/Korfuzit, duke sjellë pjesë nga shtypi grek dhe, veçanërisht, “ekathimerini.com”, me titullin “Major oil reserve of 80 – 100 mln barrels discovered pff Patra coast”, e dates 25.09.2016, me autor Chrysa Liaggou.

Rezerva është vlerësuar me 300 milion euro në vit, ose 0,2 për qind të GDP – së së Greqisë për një periudhë 25 vjet, sipas një studimi sizmik të Hellenic Petroleum, që vazhdon të bashkëpunojë me shumëkombëshet më të mëdha.

Zyrtarë të Hellenic Petroleum, jo zyrtarisht, kanë konfirmuar se aktorët më të mëdhenj në treg të tillë si Exxon Mobil, Shell, BP, Total and Repsol kishin shprehur interes për një marrëveshje paraprake në vitin 2017.

Interesi nuk mbetet vetëm në në shelfin e brigjeve të Patras, por në të gjithë hapsirën bregdetare të Detit Jon.

Në më nyrë origjinale, më poshtë po sjell sa vijon:

“Hellenic Petroleum is waiting for the Energy Ministry to asses on its own for Bloc 1 northwest of Corfu and the joint bid with Total and Edison for Bloc 2 west of Corfu – as well as the areas off northwestern Peloponnese and Arta – Preveza, where the group anticipates the signing of the concession contracts with Greek state (Hellenic Petroleum po pret që Ministria e Energjisë të vlerësojë vetë për Bllokun 1 veriperëndim të Korfuzit dhe të bashkojë ofertën me Totaë Edison për Bllokun 2 në perëndim të Korfuzit – si edhe fushave larg Peloponezit veriperëndimor dhe Artë – Prevezë, ku grupi parashikon firmosjen e kontratave të konçesionit me shtetin grek).”.

This huge land and underwater in Western Greece shows the similar geological characteristics to spots already drilled in Italy and Albania where major reserves are located (Kjo fushë tejet e madhe tike dhe nëndeti në Greqinë Perëndimore tregon karakteristika të njëjta gjeologjike për vëndet e veçanta tashmë tashmë me çpime në Itali dhe Shqipëri ku ndodhen rezervat më të mëdha).”.

Artë – Preveza dhe Janina konsiderohen më premtueset për arsye se ato gjeologjikisht i përkasin Zonës Joniane që shtrihet në veri në Shqipëri, ku ka rezerva të konsiderueshme të naftës që janë identifikuar dhe ku tashmë kompanitë e mëdha shumëkombëshe kanë filluar të prodhojnë.

Sa naftë/gaz llogaritet në lidhje me rezervën në nëndetin e Detit të Sarandës deri te kufijtë delitimues të 12 miljeve dhe në cilën anë të ndarjes ndodhet zona naftëmbajtëse në rastin më të mirë?

Përgjigja për të tjerat dhe, veçanërisht, për emrin Çamëri, për pronësinë e mohuar, mbetet e qartë, e pastër dhe pa bishtnime në qoftë se i jepet përgjigje e saktë pyetjes së lartpërmendur në lidhje me zonën naftë – gaz mbajtëse të Detit të Sarandës.

Uroj që këto fjalë në këtë shkrim t’i lexojë Zoti Myslym Pasha, Zoti Ksenofon Krisafi, me qëllim që t’u kujtohet Nikollaqi i “Karnavaleve të Korçës” dhe jo karnavaleve të politikës shqiptare.

Greqia, vërtetë, ka ditur të përdorë diplomacinë e saj ekonomike për t’i siguruar vetes privilegje dhe pasuri, veçanërisht, pas pasojave që solli kriza greke.

Shikoni përpjekjet e Qeverisë Tsipras për një marrëveshje tjetër me FMN, për të shlyer borxhin e jashtëm!

Shikoni se si Hellenic Petroleum punon për të ardhmen!

Shikoni se çfarë me ish – Korporatën Shqiptare të Naftës!

Shikoni përse nxiton Kryeministri Tsipras dhe ministry Kotzias!

Hapni sytë o qorra!

Kasem Seferi – ekonomist

Share: