Në një deklaratë të paprecedentë pas incidentit të sotëm mes anijes turke që goditi atë greke në Imia, ka reaguar ashpër edhe ish-ministri i Jashtëm grek dhe zv.kryeministri, Theodoros Pangallos.
Duke folur për radion “Skai”, ai iu referua marrëdhënieve të Greqisë me Turqinë, duke thënë se gjatë karrierës së tij politike kishte takuar shumë turq.
Ai nënvizoi se ka qenë shumë e vështirë për të biseduar me fqinjët dhe në fund lëshoi edhe “bombën”: “I vetmi turk i mirë është një turk i vdekur. Unë nuk besoj ta kem gjetur ende një turk të mirë. Atyre u mungojnë konceptet elementare. Ata nuk e njohin sensin e ligjit”.
Referuar problemit të emrit me Shkupin, Pangallos tha se Greqia duhet të ketë aleate dhe jo armiq.
360grade.al