Home KRYESORE Jetoi me trupin e pajetë të nënës për 30 vite, fqinjët vënë...

Jetoi me trupin e pajetë të nënës për 30 vite, fqinjët vënë duart në kokë kur

Një e moshuar jetoi me nënën e saj të mumifikuar për më shumë se 30 vjet. Policia ka zbuluar trupin e ruajtur pranë simboleve fetare në banesën e saj.

Gruaja jetonte me trupin e pajetë të nënës së saj në një apartament në Ukrainë.

77-vjeçarja i kishte mbajtur mbetjet e nënës së saj të vdekur për të paktën 30 vjet në një banesë të mbushur me mbeturina duke përfshirë dhe një grumbull të madh gazetash.

Zyrtarët u përballën me trupin e shtrirë në një divan pranë një ikone fetare. Kanë qenë fqinjët ata që kanë zbuluar fillimisht se e moshuara mbante trupin e mumifikuar të nënës në apartamentin në qytetin e Mykolaiv.

Gruaja u gjet e shtrirë në një dhomë në dysheme dhe kishte nevojë urgjente shëndetësore.

Ajo kurrë nuk lejonte që ta hapte derën e saj të apartamentit. Pavarsisht kësaj, fqinjët u përpoqën të kujdesen për të duke i lënë ushqim tek pragu i derës./360grade.al

Share: