Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka konfirmuar se kanë arritur marrëveshje për Shënimin e Kufirit me Malin e Zi. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka falënderuar partitë për gatishmërinë për konsensus. “Ky bashkëpunim duhet të na përcjellë edhe në procese të tjera të rëndësishme për vendin”, ka shkruar ai rrjet. Gjate kesaj jave votimi ne parlament u shty dy here pasi nuk u mblodhen 80 votat e nevojshme. Votimi i radhes ne parlament eshte te merkuren e javes që vjen.
Postimi i plotë në facebook
Sapo kemi arritur konsensusin për të ratifikuar Marrëveshjen për Shënimin e Kufirit me Malin e Zi. Dëshiroj të falënderoj Kryeministrin Haradinaj, Lidhjen Demokratike të Kosovës, Nismën Socialdemokrate dhe zëvendëskryeministrin Pacolli për gatishmërinë për konsensus dhe për dialogun shumë konstruktiv. Ky bashkëpunim duhet të na përcjellë edhe në procese të tjera të rëndësishme për vendin.