Home KRYESORE Kapet sasi e madhe kokaine, dy durrsakët e shpërndanin në lokalet e...

Kapet sasi e madhe kokaine, dy durrsakët e shpërndanin në lokalet e Bllokut

Policia ka vënë në pranga dy shpërndarës së drogërave të forta (kokainë) në zonën e Xhamllikut në Tiranë. Sasia prej 1 kg e 52.8 gr Kokainë ishte e destinuar për lokalet e zonës së Bllokut. Në pranga kanë rënë Ermir Bajramaj, 37 vjeç, banues në Durrës dhe Besim Hajdaraj, 47 vjeç, banues në Durrës.
Në mjetin e tyre “Nissan Micra” me targë DR 3425 F u gjet sasia e madhe e drogës, bëri të ditur policia e Tiranës.

Njoftimi i plotë

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e lëndëve narkotike dhe kryesisht për drogat e forta, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, u finalizua me sukses një tjetër operacion antidrogë i koduar “High Class”.

Si rezultat i operacionit, në rrugën “Kongresi Manastirit”, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i dy shtetasve:

• Ermir Bajramaj, 37 vjeç, banues në Durrës.
• Besim Hajdaraj, 47 vjeç, banues në Durrës.

Dy shtetasit e lartpërmendur qarkullonin me automjetin tip “Nissan micra” me targë DR 3425 F, që drejtohej nga shtetasi Ermir Bajramaj dhe janë kapur në flagrancë, ku gjatë kontrollit të automjetit u gjet e u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar “Kokainë” e cila pas peshimit rezultoi 1 kg e 52. 8 gr.

Lënda narkotike ishte e destinuar të shitej në qytetin e Tiranës, në lokalet e natës, në zonën e ish-Bllokut.

Vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 283 e 25 e Kodit Penal.

*Video e arrestimit, publikuar nga policia

Share: