Siguri e lartë sikurse për Trumpin apo Putinin. Të njëjtat masa edhe për presidentin turk Rexhep Taip Erdoan në Romë, ku mbërriti në orët e para të mëngjesit.
Vizitën zyrtare në Itali e nisi në Vatikanin që nuk vizitohej nga presidentët e Truqisë prej 6 dekadash. Takimi me Papa Françeskun zgjati për 50 minuta, ku tema kryesore të diskutimit ishin Jerusalemi, që administrata Trump e njohu si kryeqytet të Izraelit, por edhe çështjet e të drejtave të njeriut.
Shkëmbyen sëbashku edhe dhurata. Panoramës së Stambollit në qeramikë që i dhuroi Erdoani, Papa Françesku ia ktheu me një medalion të Engjëllit të Paqes, që largon djajtë e luftës. Një dhuratë domethënëse, teksa Turqia po kryen në sulm ushtarak në Siri kundër militantëve kurdë.
Edhe në Romë, Erdoanin e ndoqën protestat e kurdëve, ku në përleshjet me policinë italiane pati edhe të plagosur. Në një intervistë për mediat italiane Erdoan kërkoi nga Bashkimi Europian t’i mbajnë dyert e hapura për Turqinë. Por në përgjigjen nga Brukseli thuhej se kjo është ende larg, pasi nuk është konstatuar asnjë përmirësim me të drejtat e njeriut çka do të pasqyrohet në raportin e prillit./opinion.al