Home KRYESORE Ultimatumi nga Cipras, Turqia i përgjigjet Greqisë: Kini kujdes se …

Ultimatumi nga Cipras, Turqia i përgjigjet Greqisë: Kini kujdes se …

Kryeministri i Republikës së Turqisë, Binali Yıldırım, ka kërkuar nga autoritetet e Greqisë fqinje që të qëndrojnë larg shkaktimit të tensioneve për shkak të marrëdhënieve më të mira bilaterale, raporton Anadolu Agency (AA).

Yıldırım, para nisje për vizitë zyrtare në Bjellorusi, në Ankara gazetarëve u tha se dje në bisedën telefonike me homologun grek, Alexis Tsipras, theksoi se Deti Egje duhet të jetë det i miqësisë dhe duhet të shfrytëzohet në mënyrë efektive për të mirën e popullit turk dhe atij grek.

“Kohët e fundit pati disa shkelje rregullash, ndërsa gjithçka filloi me shkeljen e territorit turk tek ishulli Kardak, ku Turqia në mënyrë adekuate është përgjigjur”, tha Yıldırım.

Roja bregdetare turke kohët e fundit parandaloi një anije të delegacionit të ministrit grek të Mbrojtjes, Panos Kammenos, që të lundrojë në disa ishuj turq në Detin Egje. Agjencia greke e lajmeve AMNA lajmëron se edhe mbrëmë një patrullë turke ka bllokuar lëvizjen e patrullës greke në afërsi të ishullit Kardak.

Turqia dhe Greqia në vitin 1996 ishin në prag të shpërthimit të luftës për shkak të mospajtimeve mbi ishujt e pabanuar në Detin Egje, ndërsa këto tensione janë të pranishme edhe javët e fundit.

“Tensionet ose rreziku i shpërthimit të konfliktit nuk mund të shkaktohet vetëm nga njëra anë. Nëse ka shkelje, ka shkelje edhe nga ana tjetër. Prandaj evitimi i tensioneve nuk mund të jetë obligim vetëm i Turqisë, por edhe pala greke duhet të jetë e kujdesshme dhe të respektojë normat”, porositi Yıldırım, duke shtuar se me Tsipras-in është dakorduar vazhdimi i dialogut mes dy vendeve.

Po ashtu, kryeministru turk, Yıldırım duke folur për helikopterin turk të rrëuar të shtunën gjatë Operacionit “Dega e Ullirit”, deklaroi se ende nuk ka kurrfarë dëshmish, as njohuri që helikopteri të jetë rrëzuar nga veprimi i armikut.

“Megjithatë, nuk përjashtojmë asnjë mundësi dhe është formuar komision për hetim mbi fatkeqësinë. Komisioni është nën kujdesin e forcave të armatosura dhe ky proces edhe më tej zgjat”, tha Yıldırım.

Gjatë vizitës dyditore zyrtare në Minsk, kryeministri i Turqisë do të takohet me homologun bjellorus, Andrey Kobyakov dhe presidentin e vendit, Alexander Lukashenko, dhe do të marrë pjesë në një forum biznesi.

Pas përfundimit të vizitës Yıldırım nga Misku do të udhëtojë në Gjermani, ku do të takohet me kancelaren Angela Merkel dhe në Mynih do të marrë pjesë në Konferencën për siguri./360grade.al

Share: