Home Approccio Italo Albanese Arkitekti Klevis Bregu: Sfida ime me ortakun italian ne fushën e sigurisë...

Arkitekti Klevis Bregu: Sfida ime me ortakun italian ne fushën e sigurisë dhe shëndetit ne pune.

Klevis Bregu është një arkitekt i ri i diplomuar prej kater vitesh, por me sa duket me perspektive te qarte ne karrierën e tij ne fushën e biznesit.

Tashme Bregu është pjese e barabarte ne një projekt te përbashkët me ortakun e tij italian Luiggi Verzillo dhe po sjellin ne Shqipëri një eksperiencë mbi HEALTH SAFETY ENVIROMENT MANAGEMENT qe vjen si sinonim i shoqërisë Italiane ZETA Vu S.r.l, me të njëjtat shërbime dhe me te njëjtën cilësi shërbimesh.

Cfare përfaqëson HSEM, Klevis Bregu?

Klevis Bregu: HSEM është një kompani e licencuar nga Ministria e Punës për dhënien e formimeve profesionale, si edhe vlerësimet e riskut ne pune.

Mënyra si HSEM po punon është përqendruar ne disa Zona shërbimesh sic jane:

Zona A – Ofrojmë Formime profesionale ne subjekte te ndryshme për Administratën, pra formojmë një koordinator për sigurinë dhe shëndetin ne pune, apo menaxher për sigurinë dhe shëndetin e pune. Keto realizohen ne kurse qe zgjasin 100  -120 ore dhe formimi behet me docente italiane.

Zona B – Formime profesionale për punëtoret, trajnimet janë specifike dhe qe lidhen si ne punime ne lartësi, apo drejtimit ne mënyre te sigurte te mjeteve teknologjike te ndryshme.

Zona C – Ofrojmë konsulence dhe mbajtjen e dokumentacionit për sigurinë dhe shëndetin ne pune.

Ofrojmë një pakete duke trajnuar dhe certifikuar stafin me kualifikimet perkatese dhe përgatisim dokumentacionin e vlerësimit te riskut për te qene konform ligjit dhe për te rritur eficencen e punës.

Po Klevis Bregu cfare perfaqeson, cfare studimesh ke kryer?

Klevis Bregu: Kam studiuar Master shkencor ne Arkitekture dhe Design Urban pranë Universitetit Polis.

Se bashku me tre kolege kemi krijuar “Faas Architects” pra një Studio arkitekture. Prej kater vitesh ne treg kryesisht ne Exterior dhe Interior Design Bare, Restorante, Apartamente, Vila.

Me “HSEM” mendoj qe jemi perseri brenda arkitekturës pasi kantieri/et ka gjithmonë vend dhe vëmendje mbi sigurinë dhe shëndetin ne pune.

E vështire qe ne një shoqëri si kjo shqiptarja ne zhvillim te sjellësh një eksperience te një vendi te zhvilluar si Italia?

Klevis Bregu: Eshte sfiduese sepse duhet te punosh ne dy drejtime.

Se pari te edukosh tregun për nevojën e respektimit te ligjit dhe ti bejme njerëzit te kuptojnë qe duke realizuar një vlerësim risku, kuptojnë ku janë problemet dhe si te përmirësohen kushtet dhe shmanget problemet.

E dyta është si te realizosh një pune profesionale ne kohe te shkurtër. Kjo, me qëllimin qe impakti ne subjekt te jete sa me I shpejt.

Si funksionon bashkëpunimi me kolegun, ortakun italian

Klevis Bregu: HSEM ne Shqipëri ka ardhur si sinonim I ZETA Vu S.r.l, mbi inxhinierinë. Pra, me një eksperience 20 vjeçare ne tregun italian duke realizuar shërbimet te sigurisë dhe shëndetit ne pune ne një vend te industrializuar siç është Italia.

Administratori i “ZETA vu” Srl dhe miku im Luiggi Verzillo vijnë ne Shqipëri me ide te qarta dhe me standarde evropiane. Pra, per mua kjo eksperience ka qene një shkolle e dyte dhe me këtë rast shpreh dhe falënderimin tim, pasi është një mundësi eksperiencë te shkëlqyer ne sektorin e sigurisë dhe shëndetit ne pune ne Shqipëri.

Cilat janë bashkëpunimet dhe arritjet e deri tanishme ne fushën e botimeve?

Klevis Bregu: Sic e thash me sipër jemi menduar te krijojmë një strategji duke punuar ne disa fusha.

1. Edukimin dhe Shpërndarjen e informacionit

2. Realizimin e vlerësimit dhe trajnimeve për subjekte te ndryshme.

Per këto qëllime kemi realizuar edhe publikimin e pare, një Manual për Sigurinë dhe Shëndetin ne Pune sjelle ne treg nga Shtëpia Botuese shume e njohur ne Shqiperi dhe me gjere “Botimet Dudaj” dhe bashkepunimi me znj. Arlinda Dudaj ka qene shume cilesor.

Ky manual është një sintezë e ligjit 10237, 2010 si dhe e gjithë Vkm-ve për sigurinë dhe shëndetin ne pune. Manuali ne fakt është thjeshtëzuar qe çdokush qe e pervetëson mund ta realizoje vlerësimin e riskut.

Ne tashme jemi duke punuar për botimin e radhës “Siguria ne Kantier” qe është një libër teknik I vlefshëm për studime shkollore dhe për ta pasur ne çdo kantier.

Po ne fushën e bashkëpunimeve me institucione te tjera private dhe shtetërore?

Klevis Bregu: Se bashku me “Universitetin Polis” kemi lancuar një kurs për auditor te certifikimeve ISO.  Përkatësisht ISO 9001-Kualitetin; ISO 14001 – Mjedisin; OH SAS 18001- Sigurinë dhe Shëndetin ne Pune.

Kursi do te zhvillohet me docente Italiane dhe pjesëmarrësit do te pajisjen me certifikatë vërtetimi për ndjekjen e kursit nga HSEM, gjithashtu do te testohen dhe Certifikohen si auditor edhe nga një Ent ndërkombëtare, gjë e cila ju jep mundësine te jene auditor te certifikimeve ISO për tre Standardet e përmendura.

Cila është perspektiva e HSEM? projektet për te ardhmen e afërt?

HSEM e shikon veten shume shpejt, pse jo partner me ministrinë e punës, apo ente te tjera rregullatorë, ku me suportin e Zeta Vu. Srl te sjelli “Know How” e duhur ne Shqipëri. Cilësia ne shërbim dhe profesionalizmi janë pikat tona te forta…

Share: