Home Gjeo-Ekonomia Biznesi i suksesshëm shqiptar nëpërmjet Institutit Kulinar Neranxi ne Tv gjermane

Biznesi i suksesshëm shqiptar nëpërmjet Institutit Kulinar Neranxi ne Tv gjermane

Kur biznesi shqiptar çon eksperiencën me te mire ne Evrope te gjithë duhet te ndihemi, por me pare duhet te ndihem me te kënaqur qeveritaret tanë sepse biznesi i sukseshem është diplomacia me eficente e Shqipërisë.

Se fundi, ne saje te një bashkëpunimi midis Institutit Kulinar Neranxi dhe GIZ Albania, zëri dhe eksperienca  pozitive shqiptare po dëgjohet edhe ne Gjermani nëpërmjet televizioneve gjermane dhe presidenti i kësaj kompanie, biznesmeni, ish deputeti dhe aktivisti i shoqerise civile, Nikollaq Neranxi, ne profilin e tij ne Facebook shkruan se ndihet krenar për këtë arritje te kompanisë se tij.

Ne fakt, Neranxi duhet uruar, por padyshim qe politika jone duhet kritikuar qe jo vetëm qe nuk i mbështet këta individë te suksesshëm shqiptare, por as nuk i falënderon ata kur ne mënyre te drejtpërdrejte bëhen ambasadoret me efektive te Shqipërisë!

Duke sjelle ne vëmendje te lexuesit te Perqasje.com statusin e plote te Nikollaq Neranxit, na duhet te themi qe mosmirënjohja e qeveritareve duhet përbuzur dhe respekti për biznesin e suksesshëm duhet mbajtur efektive sepse pa ta do kish me pak pune dhe dinjitet e shteti do kish me pak para pa taksat e tyre.

Ja statusi i plote i Nikollaq Neranxit:

Eshte krenari e madhe për ne, qe GIZ Albania e cila operon ne Shqipëri me fondet e shtetit gjerman, ka zgjedhur te bashkëpunoje me Institutin Kulinar Neranxi, si një shkolle profesionale me standarde perëndimore.

Bashkëpunimi gjerman me GIZ Albania ven te mundur qe studenteve tanë tu hapen rrugët për punësim jo vetem ne Shqipëri, por edhe ne Europe e kudo tjetër.

Videoja qe shihni me poshtë, aktualisht po transmetohet ne televizionet gjermane dhe ne jemi shume te lumtur per kete arritje.

Faleminderit GIZ per besimin si dhe te rinjve qe kane zgjedhur te marrin dije ne shkollën tone!

Nikollaq Neranxi, President i Institutit Kulinar Neranxi

 

Share: